FREAX feat BLERO promovohet në Zvicër – Rinora 4 Disco Club

February 12, 2011   | Lajmet / Vijesti

Rinora 4 Disco Club
Blero ka realizuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me grupin “Freax” nga Zvicra, të cilën e ka titulluar “Rock City”. Këngëtari ka bërë të ditur se xhirimet e kësaj kënge kanë përfunduar dhe videoklipi do të promovohet më 12 shkurt në Zvicër. “Kam përfunduar xhirimet e videoklipit të këngës ‘Rock City’. Kjo këngë është në bashkëpunim mes meje dhe dy reperëve nga Zvicra, ‘Freax’. Kënga është shumë e mirë, me një tekst shumë të veçantë”, ka pohuar Blero. “Video-klipi është realizuar nga produksioni ‘Asha’ dhe ka dalë një klip shumë interesant, shkruan BW. Klipi do të promovohet me 12 shkurt në diskotekën Rinora 4 në Zvicër, ndërsa me 13 shkurt do të transmetohet nëpër televizionet e Kosovës”, ka përfunduar këngëtari.

Video live FREAX feat BLERO – Live
YouTube Preview Image