Çmimet e larta të shtëpive dhe tokes,bllokon ekonomin ne Ulqin

February 13, 2011   | Opinione

Ky artikull asht Opinion i Analistit nga Ulqini ku emri  i vertet nuk i dihet vetem kemi emailin e tij.Ky artikull më pëlqeu prandaj edhe ne e publikuam.Lexim të këndshem

Qytetarët e Ulqinit  ende mbajnë shpresa se do të ulen çmimet e banesave dhe shtepive në qytetin e Ulqinit. Në anën tjetër, edhe ndërtuesit shpresojnë se çmimet do të mbajnë këtë nivel, ose do të rritet, për shumë arsye. Kjo status quo e dyanshme nuk po e çliron ende tregun e pasurive të patundshme ne komun të Ulqinit. Kriza ekonomike dhe financiare në botë dhe efektet e saj nuk duken se po ndikojnë në çmimet e banesave në Ulqin. Blerësit nuk kanë fuqi për të përballuar çmimet e kripura, ndërsa sipërmarrësit nuk lëvizin nga istikami. Edhe ardhja e bashkëatdhetareve dhe të huajve gjatë vere, të cilët përbëjnë rreth 30% të fuqisë blerëse në tregun e banesave, apo futja në treg e kompanive të huaja, nuk ka ndikuar në një zbritje të tarifave për metër katror në ket komun ende të pa zhvilluar ekomikisht. Duke iu referuar të dhënave që ofrojnë agjencitë imobiliare, apo edhe sajtet e specializuar në tregun e informacionit të shitblerjeve, nuk flitet për ulje të pazarit në zonat e luksit në qytetin e Ulqinit. Megjithatë, ekzistojnë oferta me çmime të ulëta në periferi prej 5 € deri 20 € duke ja filluar nga lagjëja Kodra të  Ulqinit ku çmimi i m² është ne ritje.Kurse  në zonën periferike  të fshatrave të komunës së Ulqinit sikurse tabela që po e kallxom në vijime të dhëna  marrura nga Wikipedia , Amull(31 banorë) Mali i Bardhë(23 banorë) Bojkë(199 banorë) Brajshë(767 banorë) Braticë(232 banorë) Mali i Brisë(58 banorë) Qurkaj(31 banorë) Darzë(119 banorë) Kllezna e Poshtme(151 banorë) Shtoji i Poshtëm(881 banorë) Dragaj/Draginë(163 banorë) Fraskanjell(76 banorë) Kllezna e Epërme(164 banorë) Shtoji i Epërm(143 banorë) Kalimani(8 banorë) Kodër(883 banorë) Kolonza(249 banorë) Kosiq(259 banorë) Kravari(617 banorë) Kruçë(161 banorë) Krythë(606 banorë) Krytha e Braticës(205 banorë) Leskovac(74 banorë) Lisën Borë(176 banorë) Megjreç(9 banorë) Millë(222 banorë) Mozhurë(0 banorë) Pistull(370 banorë) Rastish(409 banorë) Reç(71 banorë) Salç(4 banorë) Shas(268 banorë) Shtodhër(133 banorë) Sukobinë(375 banorë) Sutjell(18 banorë) Shëngjergj(86 banorë) Katërkollë (802 banorë) Zogaj(425 banorë) ku një metër katror shkon prej 5 euro/m².deri në 30 euro/m².
Mendohet se aksi rrugor Ulqin – Sukubin – Muriqan ,aksë rrugor ky që lidhë Kosoven  me Ulqin do zhvillohet ktyre viteve që vijojn,mirpo edhe banoret e ktyre trevave duhet të mendojn  a dëshirojn ta zhvillojn  hapsirën e tyre ku jetojn apo jo,duke ulur çmimet në at minimale si e kerkon tregu i rajonit.

Të Huajt dhe bashkëatdhetaret  në krizë
Të gjithë prisnin në këtë periudhë një ulje të ndjeshme të çmimeve, por një gjë e tillë nuk ndodhi as në këto muaj dhe as në kto vite që kaluan, kur janë kthyer pranë familjeve të tyre me mijëra bashkëatdhetar, të cilët, në ndryshim nga vitet e tjera, nuk e kanë më xhepin e ngrohtë. Kriza financiare i ka prekur në mënyrë të konsiderueshme bashkëatdhetaret shqiptar që punojnë jashtë vendit dhe shtetasit të huaj. Madje, kjo është kategoria më e prekur nga shkurtimet e vendeve të punës në Amerikë, Europë etj….dhe në vendet e tjera ku kanë emigruar. Banka e Malit të Zi flet për një ulje në masë të konsiderueshme të shitblerjes në kët vend ende në zhvillim. Nëse në vitet e kaluara kishte kërkesa të mëdha, gjatë kësaj periudhe ka rënie të ndjeshme për blerje shtepijave dhe apartamentesh. Qoftë bankat, por edhe agjencitë konstatojnë se shtetasit të huaj, bashkëatdhetaret dhe ato të rajonit si dhe vendasit nuk blejnë më me para në dorë apartamente dhe shtëpi.ATo nuk u drejtohen bankave për të marrë sasi të vogla kredish për të blerë shtëpi apo apartament në Ulqin. Rreth 30 përqind e blerësve potencialë të apartamenteve në vendin tonë janë të huaj, të cilët me paratë e tyre ose përmes kredive blejnë një shtëpi, të cilën e japin me qira dhe vazhdojnë të punojnë atje. Por, tashmë, ata janë prekur, duke rrezikuar vendet e punës, ose duke mos siguruar të ardhura të mjaftueshme për të blerë një apartament apo shtepi.
Në Ulqin ende është shumë e vështirë që të parashikosh nëse do të ketë çmime të pandryshueshme apo ulje gjatë muajve apo viteve në vazhdim. Shifrat që bëjnë publike agjencitë përmes sajteve të tyre, apo edhe në tabelat reklamuese në zyrat e tyre flasin për një palëvizshmëri çmimesh. Ekspertët e tregut imobiliar thonë se aktualisht është një ecuri e njëjtë e çmimeve, që nuk pritet të kenë as ulje, por as rritje. Po ashtu, kërkesa është ulur ndjeshëm. Kërkesa dhe interesi për të blerë shtëpi vazhdon të mbetet i lartë, por kur vjen puna te konkretizimi i kontratës, janë shumë të paktë ata që e finalizojnë. Zyrave të firmave apo edhe agjencive të shitjes së pasurive të paluajtshme u drejtohen jo pak persona, por klientët janë të paktë.
Sipas specialistëve, ndonëse kriza në Perëndim po shkon drejt fundit dhe kanë nisur shenjat pozitive, ende nuk ka shenja reaguese të tregut të shitblerjeve të banesave në Ulqin. Agjentët pohojnë se kjo lidhet me mbingopjen e tregut këtu dhe jo me faktorë të tjerë të jashtëm apo të brendshëm. Megjithatë, klientët i kanë kthyer sytë te bankat, ndonëse ato kanë nisur shtimin e kritereve të marrjes së kredisë dhe rritur normat e interesave që prej fillimit të janarit.
Banka Malazeze ka dhënë sinjale jo të mira për gjendjen financiare dhe gjatë dimrit nuk priten përmirësime. Rritja drastike e shpenzimeve dhe ulja e të ardhurave nga vjelja e taksave po dobëson operatorët që punojnë në investimet publike. Zhvlerësimi i euros  në mënyrë të vazhdueshme dhe etja e tregut për euro po bën që të rriten çmimet e banesave dhe  shtepive në mënyrë të vazhdueshme. Të gjithë janë në pritje të përmirësimit të tregut bankar, lehtësimit të kritereve për marrje kredie, si dhe të rritjes së treguesve ekonomikë në përgjithësi, jo vetëm në tregun vendas, por edhe jashtë.
Qendra e Ulqinit e shenjtë dhe e shtrejtë , periferia ende e lirë

Nëse do të blesh një shtëpi me çmim të lirë mos iu afro ndërtesave në zonat e konsideruara si luks në qytet të Ulqinit; konkretisht, qendra historike Kalaja,Rana,Pinjeshi,Meterizi,Limani,Plazha Madhe, dhe Gjeranat jan të konsideruara si lux.

Kjo duket nga lëvizja e madhe e çmimeve që ofron Ulqini, të cilat nisin me 50 euro dhe përfundojnë me rreth 300 euro për një metër katror. Zonat e “luksit” kanë çmime që variojnë nga 300 deri 500 euro m². Kjo ka bërë që kërkesa të jetë u ulët në këtë periudhë, por në këto zona aktualisht ka pak objekte në ndërtim. Çmimet më të ulëta i përkasin zonës  së Shtojit duke shkuar kah lumi buna dhe gjat kufirit, ku ofertat janë  ende të volitëshme prej 30 euro/m²  deri  100 euro/m²  .
Vetëm në këto zona, që rrethojnë qytetin e Ulqinit, çmimet e apartamenteve shiten nën nivelin e 800 eurove për metër katror deri 1200 euro/m² .Madje, disa nga firmat kryesore në këtë sektor kanë lajmëruar në formën e promocionit ulje  të çmimeve për metër katror. Ne sjellem një hartë të qytetit të Ulqinit, në të cilën janë shënuar çmimet sipas zonave përkatëse.

Të dhënat janë marrë nga agjencitë e informacionit të tregut imobiliar si dhe nga tregu i shitje-blerjeve në internet.

Shikoni çmimet në websajtin Nekretnine Ulcinj Crna Gora

Kjo ashtë vetem një analizë e tregut imobiliar nga Ulqini dhe rethina e saj ku Çmimet e shtëpive “stagnojnë, bien dhe rriten”


YouTube Preview Image

3