Surpriza e Albërie Hadërgjonaj

February 15, 2011   | Lajmet / Vijesti

Në fakt kohët e fundit kemi dëgjuar më tepër të lakohen e bija dhe mbesat e saj sesa vetë ajo, kjo për vetë faktin se Albërie Hadërgjonaj ka punuar disa kohë për surprizën e saj.

E heshtur, por jo jashtë vëmendjes, ja ku mbërrin edhe lajmi më i fundit për Albërien. Ishte parashikuar që në sezonin e verës, por vetëm këto ditë ajo është gati dhe mund të dalë për publikun.

Bëhet fjalë për klipin e saj më të fundit, ku padyshim Albëria do të shfaqet ndryshe në imazh dhe në vijë muzikore, duke qenë kështu një surprizë e vërtetë për publikun.

E pikërisht imazhi është ai që të bie edhe më tepër në sy, ndërsa linjat perfekte janë ato që tërheqin edhe më shumë çdo fans të saj.

Bluetooth
YouTube Preview Image