Leopold Mauer ne vizite zyrtare ne seline e Forces

February 16, 2011   | Reportazh / Reportaža

Sot me datë 16.02.2010 shefi i delegacionit të Komisionit Evropian Z. Leopold Mauer ishte në vizitë zyrtare në selinë e Forcës se re demokratike.

Ne takim me shefin e delgacionit te Komisionit Evropian dhe bashkëpunoterët e tij morrën pjesë kryetari i partisë Z. Nazif Cungu dhe dy nënkryetarët.

Qëllimi i këtij takimit ishte infromimi me gjendjen aktuale dhe mendimi i opozitës lidhur me përmbushjen e 7 pikave të Komisionit Europian dhënë Malit te Zi si kushte te domosdoshme për fillimin e negociatave.

Përfaqësuesit e Forcës e njoftuan shefin e delegacionit të Komisionin Evropian për situatën aktuale ne vend.

Si temë e posaçme e takimit ishte çështja e turizmit, çështja e ligjit zgjedhor, kthimi i pronës – Valdanosi, për rastin e Plazhit te madh, pastaj çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e drejtave të popujve pakicë, përfshirjen e pakicave në institucionet shtetërore, projektet më rëndësi politike, ekonomike dhe kulturore, dhe shumë çështje te tjera jetike për qytetaret e Komunës së Ulqinit por edhe për shqiptarët në Mal të Zi në pergjithesi.

Përfaqesuesit e Forcës treguan gadishmëri për bashkëpunim të mirëfillt me institucionet evropiane, në të gjitha aspektet që do të çojnë në përmirësimin e situates në vend, daljen sa më të shpejtë nga kriza qe ka kapluar Ulqinin nga mosfunksionimi i rregullt i institucioneve vendore.

Në fund të takimit u theksua që në Mal të Zi egziston një vullnet i lartë politik për procesin e integrimeve evropiane dhe që është arritur një përmirësim për ti plotesuar kushtet dhe kërkesat e UE-së por që duhet të punohet edhe më shumë në implementimin e ligjeve.

Shërbimi informativ i Forcës