Konsulli malazez në Frankfurt sulmon ulqinaken pasi ajo fliste në gjuhën shqipe

February 17, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Ulqinakja Mirsada Kurtoviq tregon se me 4 shkurt ka përjetuar një ngjarje tronditëse në konzullaten e Malit të Zi në Frankfurt ku konzulli Slobodan Zhariq më parë e ka maltretuar e pastaj është nisur që edhe fizikisht ta sulmojë ate, njofton e përditshmja malazeze Vijesti.

E gjitha kjo ngjarje ndodhi pasi Mirsada ka dashur të lajmërojë humbjen e dokumentave të vajzës së vet dhe të pyes për hapat e mëtutjeshme që duhet ndjekur. Mirsada në ankesën drejtuar konzullit gjeneral Abid Crnovrshanin tregon se Zhariq dy herë në sportel i është drejtuar me fjalë vulgare duke e larguar nga aty.

Mirsada ka thënë se arsyeja e iritimin të Zhariq ka qenë pasi ajo ka folë në gjuhën shqipe .

‘’Më ka sharë më zë të lartë në prani të shumë njerëzve të personelit të konzullatës dhe palëve tjera që kanë qenë rastësisht aty. Për fatin tim të mirë ka qenë një djalë që e ka penguar Zhariqin që të më sulmojë fizikisht. Në atë moment ka ardhur nënkonzulli Nikollë Lulgjuraj që më ka marrë në zyre nga ana tjeter që të më qetësoj nga shoku i kësaj ngjarje tronditëse’’ ka thënë Mirsada.

Po nga e njëjta e përditshme mesohet së Ministria e punëve të jashtme të Malit të Zi ka kërkuar falje për ngjarjen e ndodhur.

Burimi: Promul Ulqin

6