Tuna kolumniste në revistën Select

February 17, 2011   | Lajmet / Vijesti

Altuna Sejdiu – Tuna pas sukseseve në muzikë tash dëshiron ta sfidojë vetën edhe në një fushë tjetër, kësaj radhe në gazetari.

Tuna është e diplomuar në Komunikim Masiv dhe disa burime të afërta me këngëtaren shkupjane kanë bërë të ditur për Telegrafi.com se që nga muaji mars ajo do të ketë kolumnen e saj në revistën “Select” për modën dhe trendet e modës.

“Tuna është shumë e emocionuar për këtë gjë, i duket një sfidë shumë interesante”, ka thënë burimi për Telegrafin.

Përveç kësaj, Tuna thuhet se nuk do t’i lërë anash as angazhimet e saja muzikore dhe së shpejti do të sjellë një këngë të re, kësaj radhe baladë.

“Ajo së shpejti do të sjellë një këngë të re, baladë. Kjo këngë ka gati tri vite që është në arkivin e Tunës dhe ajo mendon se tash është momenti për ta publikuar atë. Vidoe-klipi do të jetë diçka që nuk është bërë në tregun tonë deri tani”, ka përfunduar burimi.

Kënga mësohet se është një kompozim i kompozitorit maqedonas Robert Bilbilov dhe me tekst të Aida Baraku.

Telegrafi
YouTube Preview Image