Aviokompanit Easy Jet, Ryanair,Vizz Air hyn në tregun e Malit të Zi – Video

February 19, 2011   | Turizmi / Turizam

Kompanit Easy Jet, Ryanair nga Britanija e Madhe, dhe Vizz Air nga Hungaria, siç e kan konfirmuar edhe disa zëdhënësa të ministrisë përkatëse nga Mali i Zi, që ato kan bërë kërkesë që të fillojnë me bisedime  me tri kompanit ajrore low cost me kompanit Easy Jet, Ryanair nga Britanija e Madhe, dhe Vizz Air nga Hungaria,fluturime  kto që me mundësi të zgjerohet edhe më tej në të ardhmen.

Kompania ajrore angleze, Easy Jet dhe  Ryanair,jan të vendosur për të aplikuar leje fluturimi në Mal të Zi,ku edhe kompanija Vizz Air nga Hungaria pret të futet në lojë.

Në të njëjtën kohë edhe Mali i Zi shikon reciprocitetin për kompanin nacionale Malazeze Montenegro Airlines,të ket të njajtat kushte sikurse kompanit ajrore në fjal.
Kto kompani, qysh nga qershori të  ketij viti, pritet t`u japë fund biletave të shtrenjta në vendin tonë, të cilat do të nisin nga 20 euro. Fluturimet e para janë nga Gjeneva,Bazeli,Londoni,Bruseli,Barcelona,Milano,Praga,Vjena,Dortmundi,Parisi,Roma e më vonë nga krejt shtetet e Evropës

Tregu i fluturimeve në Mal të Zi do të hyjë në konkurrencë të fortë nëse Qeveria e Malit të Zi ia miraton kërkesën 2 kompanive angleze të fluturimeve, Easy Jet dhe  Ryanair. Kto kompani kan kërkuar që të fillojë me operime qysh nga  qershori të këtij viti.

“Kto kompani do të rrisin konkurrencën në treg, sidomos do të ndikojë në uljen e çmimeve, pasi që ofrojn shërbime të lira”, theksohet në ministri. Aj tha se kjo do të zhvillojë një konkurrencë të fortë në tregun e aviacionit dhe beson që edhe biletat do të lirohen dhe që pritet një zhvillim i turizmit ne Mal të Zi.

Në çdo vend ku operojn Easy Jet dhe  Ryanair, si strategji të tyre  kan aplikuar çmimet e lira karshi konkurrencës. Vetëm në nëntëmujorin e parë të këtij viti, Easy Jet si kompani ka realizuar të hyra prej 2.6 miliardë funta dhe u ka shërbyer 45.2 milionë pasagjerëve.

Biznesi i kësaj kompanie është i koncentruar kryesisht në oferta të larmishme si për turizëm, biznes dhe familje. Gjatë këtij viti, biletat e kompanisë Easy Jet nuk kanë qenë më të shtrenjta se 30 funta angleze. Fluturimi nga Londra për në Itali kushton vetëm 30 funta angleze, derisa për në Gjermani kushton 29 funta. Easy Jet aktualisht mban linja të rregullta fluturimi në më shumë se 100 qytete në 27 shtete të Evropës. Edhe në Mal të Zi, pritet të sjellë ofertë të ngjashme, fillimisht për shtetasit e Malit të Zi që udhëtojnë nga Zvicra për në Podgoricë – Tivat dhe anasjelltas.
VIDEO TV IN
http://www.rtvin.me/flv/18_02_post_turizam.flv