Dj Blunt bashkëpunim me Unikkatil

February 19, 2011   | Lajmet / Vijesti

Trevjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, “Dj Blunt” së bashku me “Real 1” e kanë kaluar në sallën “1 Tetori” ku kanë kënduar dhe performuar muzikë para se të dal në skenë reperi i njohur në botë, Frontman Scoop i cili kishte ardhur për të kënduar për nder të festës së 17 shkurtit.

Dj Blunt ka thënë për gazetën “Zëri” se mbrëmja e së enjtes ka qenë shumë madhështore. “Ishte një mbrëmje fantastike. Kishte shumë të pranishëm që kishin ardhur për të na dëgjuar neve dhe reperin më famë botërore Frontman Scoop”, thotë ai duke shtuar se më pas kanë vijuar për të argëtuar të pranishmit në klubin muzikor “Full House”.

Ndërkohë “Blunt” në prononcimin dhënë gazetës sonë tregon edhe për angazhimet e tij muzikore. Ai thotë se ka përgatitur një këngë të re me “Real 1”, “Capital T” dhe “2 po 2” të cilës gjatë javëve të ardhshme do të ia realizojnë edhe videoklipin, ndërsa kjo do të jetë edhe këngë përbërëse e albumit të cilën ai dhe “Real 1” do editojnë gjatë muajve të verës.

“Kudo ku jam unë është edhe “Real 1”. Pra ne jemi një. Kënga në bashkëpunim me “Capital T” dhe “2 po 2” titullohet “Hello Hello” e cila ka dalë shumë e mirë. Jemi duke e pritur që të kthehet “2 po 2” nga Franca dhe të ia realizojmë edhe videoklipin”, është shprehur ai.

Por, nuk do të jenë këta të vetmit këngëtarë më të cilët “Blunt” është duke punuar për albumin e tretë të tij. “Do të janë diku 10 -12 këngë. Në album do të i fusim edhe këngët që kanë qenë në bashkëpunim si ajo me Noizyn e disa të tjera, por shumica do të janë këngë të reja. Në album do të këtë shumë bashkëpunime si me: Mc Kreshen, Kaos, Lyrical Son, Noizyn, Dafina Zeqirin, Big Basta, ndërkaq jemi në bisedime edhe me Samanta Karavellon si dhe po ashtu surprizë për adhuruesit besojmë se do të jetë bashkëpunimi me Unikkatilin.

Nuk e di a do të jam unë pjesë e albumit të tij, apo ai do të jetë mysafir në albumin tim, por kryesorja që do ta bëjmë një bashkëpunim”, ka theksuar ai. Mirëpo mosmarrëveshjet e ndodhura kohë më parë mes tij dhe “Tingullit trent” ende nuk kanë gjetur rehatinë.

“Nuk i kemi rregulluar raportet. Ata janë në punë të tyre ne në punë tonë. Problemi nuk është tek ne, por tek ata, sepse të gjithë reperët kanë problem me ta”, ka thënë ai.

Shpreson të merr pjesë në një festival në Zvicër

Me tej “Blunt” deklaroi se nuk do të jetë pjesë e asnjë festival shqiptarë. Synimet e tij janë që të merr pjesë në një festival ndërkombëtarë që mbahet çdo vit në Zvicër.

“Përmes një mikut tim, jam duke biseduar që të marr pjesë në një festival që është më i madhi në Zvicër dhe në të cilin marrin pjesë këngëtarët më të mëdhenj botërorë. Vitin e kaluar ishte, Rihanna, Jay –Z, Eminem, e shumë të tjerë.

Po shpresoj që të më jepet mundësia për të bërë të paktën gjysmë orë muzikë para një publiku afro 50 mijë njerëz”, ka përfunduar njëri nga DJ-ët më të njohur në trojet shqiptare.

ZËRI
YouTube Preview Image