Roqen: Ka munguar iniciativa e Kosovës për emërtimin e ambasadorit

February 19, 2011   | Shtypi / Mediji

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Millan Roçen deklaroi sot se Podgorica dhe Prishtina do t’i këmbejnë ambasadorët kur për këtë të krijohen kushtet. Ai rikujtoi se Podgorica dhe Prishtina kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në fillim të vitit të kaluar dhe ka shtuar se fakti i mos këmbimit të ambasadorëve nuk i “rëndon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”.

“Mali i Zi dhe Kosova kanë kaluar nëpër krizë ekonomike, ndërsa sot edhe nëpër shtete shumë më të pasura e të zhvilluara ekonomikisht nuk është e lehtë të merren vendime për hapjen e përfaqësive të reja konsullore, por qëllimi ynë është të shkojmë në atë drejtim”, u ka thënë Roqen gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë.

Sipas tij, ka munguar edhe iniciativa e Kosovës për emërtimin e ambasadorit të saj në Malin e Zi.

“Nganjëherë procedura e emërtimit zhvillohet më ngadalë dhe nuk është biseduar me partnerët tanë në Prishtinë lidhur me rregullimin e statusit të komunitetit malazez në sistemin juridik ë Kosovës”, ka thënë shefi i diplomacisë malazeze, duke shtuar se kjo nuk është kurrfarë parakushti për këmbimin e ambasadorëve

BOTA SOT