Kryeministri Igor Luksic ju pergjigjet ne Facebook – Video

February 20, 2011   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Link: Igor Lukšić Facebook
Sikur para disa vitesh të na thoshin se, për ne shqiptarët e thjeshtë, ka një mënyrë tjetër për të takuar politikanë, qeveritarë, deputetë etj., përveç pritjes pas dyerve të hekurta të institucioneve, nuk do ta kishim besuar.Sot pra ekziston mundësia të komunikosh me kryeministrin e Malit të Zi,Link: Igor Lukšić Facebook dhe të presësh të ju përgjigjigjet pa asnjifar dileme.

Po cilët emra shqiptarësh  të rëndësishëm nga Mali i Zi , apo të famshëm, i gjen në facebook?Kush janë miqtë virtualë dhe çfarë shkruhet në faqet on-line për politikanët :

Amir Hollaj,Genci Nimanbegu,Ferhat Dinosha,Tahir Tahiri,Luigj Shkreli,Saubih Mehmeti,Nikollë Camaj,Beqir Zati,dhe shumë deputetë, krerë komunash nga Mali i Zi dhe politikanë të tjerë tanimë kanë regjistruar profilet e tyre në rrjetin më të madh social Facebook. Në rrjetin e miqve kanë njëri tjetrin dhe persona të tjerë që s’i lidhë asgjë me politikën. Flirt, argëtim apo debat politikë, cila është arsyeja e vërtetë e regjistrimit të politikanëve shqiptarë në “Facebook” dhe sa kohë ju merr atyre ky portal.
Po, ja, që ia mbërritëm edhe kësaj dite, lavdi Zotit! Apo mos duhet thënë Lavdi Internetit?!

Tashmë, është fare e thjeshtë. Mjafton një kompjuter, internet dhe gjithçka është e zgjidhur. Politikanët tanë, që është shumë e vështirë (si i thonë fjalës) t’i kapësh nga mënga, tani mund t’i kapësh nga… facebook-u.
Kjo mani për të hapur faqe në “Facebook” u bë më e madhe gjatë kohës së fushatës së zgjedhjeve. Por tashmë pas zgjedhjeve, intensiteti ka rënë, duke mbetur në faqen e internetit për të diskutuar dhe debatuar me miqtë vetëm “besnikët” e “Facebook”-ut, ata të cilët nuk i kanë harruar miqtë edhe pasi u morën votën.

Manisë së facebook-ut, nuk i kanë shpëtuar dot, si njerëzit e thjeshtë, politikanët, aktorët, këngëtarët, e të gjitha llojet e kategorive, tashmë, mund t’i gjesh on-line. Mjafton të klikosh në adresën e facebook-ut dhe aty të kërkosh emrin e tyre, dhe të dalin para të gjithë. Atë që nuk mund ta bësh dot fizikisht, e bën virtualisht. Madje-madje, ka dhe nga ata politikanë, të cilët janë të palodhur, kur vjen puna për të komunikuar me “miqtë” e tyre në këtë mënyrë.

Po të klikosh në këtë faqe do të shikosh se gjen aty shumë miq, shokë e familjarë, por, vitin e fundit, ke mundësi të gjesh edhe politikanë dhe të komunikosh me ta sikur i ke miq prej vitesh. Për t\‘u dukur më “trendy”, apo për të pasur një mënyrë komunikimi më të lehtë me mbështetësit dhe adhuruesit, politikanët shqiptarë kanë hapur nga një faqe të tyre në “Facebook” ku miqtë, adhuruesit dhe mbështetësit janë të shumtë Deputetët në faqen e “Facebook” i gjen si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca, megjithëse jo të gjithë janë aktivë dhe e përdorin gjatë gjithë kohës faqen e “Facebook”-ut.

Mirë u pafshim në “Facebook”

Lukšić: Pišite mi na Fejsbuk, razmotriću sve predloge
YouTube Preview Image

1