Fehim Avdiu: Aleanca e Re dhe realiteti i saj

February 21, 2011   | Shtypi / Mediji

Levizja qytetare “Aleanca e Re” u themelua ne muajin shkurt 2009, me qellimin e bashkimit te votes ku jetojne shqiptaret, ku se pari u fokusua ne treven e Anes se Malit, per shkak te shkaperderdhjes, percarjes dhe keqperdorimit te votes ne kete treve. Si rezultat i aktivitetit politik te kesaj levizjeje u arrit nje sukses i dukshem, gjegjesisht nje mandat deputeti ne kuvendin republikan te Malit te Zi ne zgjedhjet parlamentare te mbajtura me 29.03.2009. Ky mandat u arrit me lidhjen e koalicionit te dy levizjeve qytetare “Aleancae Re” dhe “Iniciativa qytetare” e Malesise. Koalicioni ne fjale u quajt koalicioni shqiptar “Perspektiva”

Koalicioni shqiptar “Perspektiva”, mandatin e vet e ndau ne dy pjese me nje marrveshtje, ku dy vitete para po i shfrytezon z. Amir Hollaj nga “Aleanca e Re”, kurse dy vitet pasuese do te duhej ti vazhdoi z. Vasel Sinishtaj nga “Iniciativa qytetare” nga Malesia.

Irituese eshte paraqitja e z. Amir Hollaj ne emisionin e televizionit Teuta (kronika e Ulqinit), ku i njejti me pa pergjegjesi deklaron se Koalicioni shqiptar “Perspektiva” perbehet “sipas tij” nga levizja qytetare “Perspektiva-Ana e Malit “ dhe “Iniciativa qytetare” nga Malesia.

Kjo deklarate e tij eshte nje mashtrim perfidy i opinionit te gjere dhe ikje e z. Hollaj nga e verteta sepse pikerisht koalicionin shqiptar “Perspektiva” e perbejne levizjet qytetare “Aleanca e Re” dhe “Iniciativa qytetare” nga Malesia. Perspektiva-Ana e Malit eshte nje “OJQ” , e cila u themelua nga vete Amir Hollaj pas zgjedhjeve parlamentare fshehtas dhe pa dijenine e asnje anetari te kryesise se Aleances se Re. Sic shihet z. Amir Hollaj e planifikoj me heret shoqaten e vet, me qellim qe te realizoje planet e veta politike, karrieriste, personale si dhe per realizim te te mirave materiale, te cilat i takojne Aleances se Re dhe qe z. Amir Hollaj keto te holla po i shfrytezon permes se xhiro llogarise se shoqates se tij private. Kete manipulim ordiner te keqperdorimit te te hollave, te cilat I takojne ligjerisht sipas marreveshjes Aleances se Re , e argumentojme me certifikatat bankare ku egjistrohen hyrjet dhe daljet e te hollave. Keto te holla zoteria ne fjale po i keqperdore qe dy vite.

Ky akt i z. Amir Hollaj eshte presedan per cdo laik te jurisprudences sepse nuk eksiston asnje argument juridik dhe logjike normale qe te hollat qe i takojne nje koalicioni te barten ne nje llogari rrjedhese te nje OJQ- je private te z. Amir Hollaj. OJQ-ja e tij nuk ka asnje lidhje me zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 sepse ai e regjistroi kete shoqate disa muaj pas zgjedhjeve ne fjale.

Me kete rast i kerkojme falje elektoratit te Aleances se Re, i cili me dinjitet votoi opsionin e saj. Mirepo per fatin e keq deshtoi bartesi i listes, i cili deshiroi me cdo kusht ta personalizoi opcinin gje qe nuk ishte e mundur te paramendohej se ky person ishte kaq i uritur per kariere dhe materializem.

Kjo na befasoi edhe neve si kryesi te Aleances se Re dhe elektoratin , gje qe u verejt ne zgjedhjet lokale. Ne keto zgjedhje dhe rizgjedhje OJQ Perspektiva Ana e Malit ne krye me z. Amir Hollaj pesoi renie drastike ne vazhdimesi , duke mos u perkrahur nga elektorati. Kjo deshmon se loja e tij e ndyre politike dhe demi qe i beri opsionit te Aleances se Re edhe ne te ardhmen nuk do te gjej perkrahje nga elektorati.

Aleanca e Re vazhdon me punen dhe veprimtarine e vet qe ti qendroi besnike opsionit, per te cilin edhe u themelua. Opsioni i saj ka qene, eshte dhe do te jete bashkimi i votes shqiptare ne Ane te Malit, Ulqin, Malesi e gjetiu.

(Autori eshte kryetar i Aleancës së Re)
Fehim Avdiu
Koha Javore

3