Gëzim Hajdinaga mesazh urimi Hashim Thaçit

February 23, 2011   | Politika

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga i ka dërguar mesazh urimi kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçi me rastin e rizgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Në telegram ndër të tjera thuhet:

I nderuar z. Thaçi,

Rizgjedhja juaj për kryeministër të Kosovës më jep kënaqësinë e veçantë që në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emrin tim personal t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta për sukses në misionin e lartë e të rëndësishëm.

Ne jemi të bindur dhe ju mbështesim përherë në rrugën tuaj drejtë Bashkimit Evropian dhe procesit të gjithëanshëm demokratik dhe integrues.

Telegram urimi kryetari Hajdinaga i ka dërguar presidentit Pacolli dhe kryetarit të Parlamentit të Kosovës z. Jakup Krasniqi.

Aty përshëndetet konstituimi i institucioneve drejtuese të Kosovës.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga