Parlamenti i Ulqinit pa autorizime për Valdanosin

February 24, 2011   | Politika

Ulqin, 24 shkurt – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Luigj Shkreli tha se parlamenti lokal nuk ka autorizime për të shqyrtuar çështjen e pronës shtetërore në Valdanos. Partia Forca e Re Demokratike dy ditë më parë ka kërkuar nga kryetari Shkreli që të thërrasë seancë urgjente të asamblesë komunale për të marrë qëndrime dhe konkluzione për gjirin e Valdanosit, të cilin qeveria e Malit të Zi synon t’ ia japë me qira kompanisë britanike Kubus lux, pa pyetur fare pronarët e 20 mijë ullinjve të eksproprijuar dhe parlamentin lokal të Ulqinit. “Mbi çështjen e Valdanosit është kompetent Këshilli i privatizimit dhe Qeveria. Unë si deputet, kryetar i Kuvendit të Ulqinit jam i bindur se nuk do të bëj asnjë dëm ndaj qytetarëve të Ulqinit as të Malit të Zi”, u shpreh Shkreli, transmeton KosovaLive. Ai pyeti Forcën e Re Demokratike përse nuk merret edhe me pronat e Shasit. Edhe atje ka qenë pronë e ish- ushtrisë jugosllave, ose pse nuk merren me projekte të tjera “për të cilët do të angazhoheshim të gjithë që t i realizojmë?”

KOHA NET

9