Tuna, ngatërron profesionin?!

February 24, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja nga Maqedonia, Tuna, pasi çuditi gjithë njerëzit me tekstin e saj të fundit, në këngën “Pse jo”, ku na thoshte “Do me dit sa herë e bëj në dit” na tregon se ka edhe hobe të tjera. Kështu, këngëtarja ka vendosur të bëhet edhe kritike mode, në faqet e revistës “Select”. Për veshjet dhe look-un, Tuna meriton vërtetë të lavdërohet. Dhe në këtë drejtim nuk i heqim asnjë pikë, por ama le t’ua lërë specialistëve të modës punën e veshjeve dhe le të merret me këngën, për të cilën edhe njihet. Ndoshta në këtë pikë, këngëtarja do të ketë marrë frymëzimin te një kolege e saj në Shqipëri, që ka lënë muzikën dhe bën këshilltaren e veshjeve të adoleshenteve!

Ilda Lumani
Mapo
YouTube Preview Image