Rrëshqet autobusi, 29 të lënduar në rrugën Pejë-Ulqin

February 26, 2011   | Rajoni / Region

Njëzet e shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidentin që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në aksin rrugor Pejë – Kullë. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur, kur autobusi që qarkullonte nga Ulqini për në Podujevë është rrokullisur në afërsi të fshatit Jabllanicë të komunës së Pejës.

Aksidentin e sotëm e konfirmuan edhe zyrtarë e Policisë së Kosovës në Pejë, nga të cilët thuhet se 27 pasagjerë kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore, por nuk janë në rrezik për jetë.

“Bëhet fjalë për një autobus të kompanisë “Albatros” sheferi i të cilit ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur nën rrugë rreth 20 metra, ku është ndalur nga lisat që gjenden aty. Si pasojë janë shkaktuar dëme dhe lëndime të lehta”, ka thënë zëdhënësi i policisë në Pejë, Zeqir Kelmendi.

Ai tha se të lënduarit fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor, porse shumica prej tyre janë liruar për në shtëpi.

Deri te aksidenti, siç pohojnë në Policinë e Kosovës erdhi për shkak të ngricave.

Udhëtaret që ndodheshin në autobus kanë qenë nga Malisheva, Skënderaj, Klina, Podujeva, Istogu, Gjilani, Ulqini, Maqedonia dhe prej tyre kishte edhe disa presona nga komuniteti boshnjak.

BOTA SOT