Gëzim Hajdinaga,Luigj Shkreli,Ferhat Dinosha u takuan me kryeministrin z.Igor Llukshiq

February 28, 2011   | Politika

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga, kryetari i DPS-it për Ulqinin dhe kryetar i parlamentit lokal z. Luigj Shkreli si dhe lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve z. Ferhat Dinosha u takuan me kryeministrin e Malit të Zi z.Igor  Llukshiq.

Ata patën një takim të përzemërt gjatë të cilit u diskutuan mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e Ulqinit. Kryeministri Llukshiq i njoftoi të pranishmit me masa që po ndërrmerr Qeveria dhe gadishmërinë e vendosur që ka ajo kur është në pyetje zhvillimi i Ulqinit si qytet turistik dhe modern.

Nga ana tjetër kryetari Hajdinaga dhe zotërinjtë Shkreli dhe Dinosha duke shprehur vlerësim të madh për qendrimin e kryeministrit Llukshiq dhe Qeverisë, e njoftuan atë detalisht për hapat që ka ndërmarrë ekzekutivi dhe punët e shumta që janë bërë dhe ata që priten të bëhen në një të ardhme të shpejtë.

Ata kërkuan angazhim dhe përshpejtim të projekteve siç është aksi rrugor Sukubinë-Muriqan, ndërtimi i objekteve hotelerike, kompleksi sportiv dhe të tjerë që do ti jepnin shtytje zhvillimit të shpejtë të turizmit të qytetit tonë.

Po ashtu në takim u fol edhe për privatizimet që janë bërë dhe gadishmërinë që ata të rishqyrtohen me qëllim që të jenë në funksion të zhvillimit të Ulqinit. Krahas kësaj çështje që u trajtua ishte dhe ndërtimi i urës ne Port Milenë, një projekt kapital që realizohet nga ana e Qeverisë dhe që po ecën me ritmin e paraparë.

Kryeministri Llukshiq edhe njëherë veçoi gadishmërinë e ndihmës dhe paralajmëroi se së shpejti me bashkëpunëtorët e tij do të bëjë një vizitë zyrtare në Ulqin.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga
http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv

4