Hollaj: Tekst i mbushur me vrer dhe mllef

February 28, 2011   | Shtypi / Mediji

Reagim ne tekstin “ Aleanca e Re dhe e vërteta e saj”

Teksti i javës së kaluar kishte të bënte me gjithçka, përveçse jo me të vërtetën e Aleancës së Re dhe të njerëzve që identifikohen me të. Ai tekst i mbushur me vrer dhe mllef ndaj meje –dhe kjo jo për herë të parë, nuk vjen si rezultat i ndonjë analize të elektoratit, por si rezultat i inateve personale që njerëz të caktuar mund të kenë ndaj meje. Interesant është fakti se si këta njerëz mendojnë dhe besojnë se emri “Aleanca e Re” apo “Perspektiva” apo çfarëdo emri qoftë janë në interes të dikujt?! Ndoshta nisen nga vehtja e tyre! Interesi i elektoratit janë vizionet, puna si dhe besimi në njerëzit të cilët kanë mundësi që të punojnë në realizimin e këtyre vizioneve. Prandaj unë sot nuk do të flas të njëjtën gjuhë me atë të autorit të teksit, sepse unë atë gjuhë nuk e di, dhe nuk është e denjë për lexuesin. Ajo çfarë mund të them është, se unë si deputet i zgjedhur nga populli e kam obligim dhe ndjej obligim të punoj për ato vizione të cilat i kam paraqitur para elektoratit . Moralisht jam i qetë sepse fjala e bashkëvendasve të mi, përmes meje është dëgjuar edhe ende dëgjohet në Parlamentin e Malit të Zi, për çdo çështje që ka të bëjë për të mirat e qytetarëve të Anës së Malit , Ulqinit , Malësisë dhe për të mirat e të gjithë atyre që punojnë e jetojnë në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Obligimet dhe përgjegjësitë e mia dhe të njerëzve që bashkëpunojnë me mua, rrjedhin nga populli i cili ka bërë zgjedhjen dhe na ka dhënë besimin. Askush tjetër nuk ka të drejtë të marrë meritat për këtë. Më vjen keq që jam në pozitë të tillë të merrem me shkrime të tilla, të cilat e kanë stërmbushur të përditshmen tonë, e kanë lodhur popullin i cili është i etur të shohë rezultate e jo fjalë të thata, inate përsonale, akuza të pabaza etj, etj. Le të mbesin në ndërgjegjen tuaj veprimet qëllimkëqija të përgaditura në kuzhinat e kafeneve e që absolutisht nuk kanë të bëjnë me politikën për bashkimin e elektoratit në nivel lokal e aq më pak kombetar. Në afekt dhe mund të gabosh , por kur me mendje të shëndoshë dhe me vetëdije të plotë ulesh dhe shkruan apsurditete e trillime dhe nxjerr helm nga mendja pa argumente, atëherë ato shkrime nuk kanë të bëjnë me mua por flasin për nivelin tuaj. Kur është fjala për mjetet financiare të Koalicionit Shqiptar Perspektiva (që po duket qartë që është mollë e sherrit për ato të Aleances), ato mjete ndahen sipas marrëveshjes së arritur me partnerin e koalicionit. Ato mjete në mënyrë transparente, ligjore, përdoren për të realizuar premtimet e dhëna para votuesve. Ato mjete nuk hidhen në konton tim personal, siç trilloni ju, por në xhirollogarinë e Perspektives, dhe ato mjete nuk mund t’ju përkasin juve sic pretendoni. Ju, nuk patët guxim te garoni as në dy zgjedhjet e fundit lokale që u zhvilluan në Komunën e Ulqinit. Ju që pretendoni se më keni bërë deputet, nuk arritet të legjetimoheni as edhe me një këshilltar në Kuvendin Komunal të Ulqinit!!!!!!. Të nderuar, keni zgjedhur rrugen e gabuar që të mbesni në skenën politike, me ofendime, trillime ndaj meje dhe aktivistëve të ndershëm që i mbeten besnik opcionit tonë. “Ramja jonë” siç thoni ju, nuk na befasoi aspak , sepse ne ishim të vetëdijshëm për çdo manipulim të juajin kundër nesh, por megjithatë ne dolem në votime dhe u legjitimuam. Nuk kemi bërë koalicione për fotele apo poste të premtuara siç vepruat Ju. Jemi krenar për këtë dhe ndihemi të relaksuar se nuk u luhatëm në qëndrimet tona.

Por, KU ISHIT JU? dhe CILI ISHTE OPCIONI JUAJ?

Prandaj “zotërinj të nderuar”, do të ishte mirë që të vetëkontrolloheni nga fjalët fyese e qëllimkëqija që rrjedhin nga goja e juaj – e që konsideroheni si intelektual dhe edukator të gjeneratave te reja! Vogëlsija juaj ju falet, por jo dhe vitet që mbani mbi supe. Shpresoj, që në të ardhmen, gazeta “Koha javore” , e vetmja gazetë në gjuhën shqipe në Mal të Zi, të kontribuojë për bashkim, mirëqënje, zhvillim të kulturës e shkencës si dhe ne avancimin e mbrojtjes së të drejtave të popullit shqiptar që jeton dhe vepron në trojet e veta shekullore. 

Koha Javore
YouTube Preview Image
Amull, Bojkë, Brajshe, Braticë, Colchinium, Crna Gora, Darzë, Dragaj, Dulcigno, Dulcinea, Fraskanjell, Kalimani, Katerkollë, Klezna e epërme, Klezna e poshtme, Kodër, Kolonza, Kosiq, Kravari, Krythë, Leskovac , Lisna bore, Mal i bardhë, Mali i brisë, Mali i Zi, Megjureç, Millë, Montenegro, Mozhurë, Njoftim, Olcinium, Ostros, Kraja,Pistull, Qurkaj, Rastish, Reç, Salç, Shas, Shëngjergj, Shtodhër, Shtoji i epërm, Shtoji i poshtëm, Sukobinë, Sutjell, Tivar, Ulcinj, Ulkinon, Ulqin, Ulqini, Zogaj,

3