Shpati bëhet imazhi i parfumerisë “Schatze”

March 1, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtari Shpat Kasapi, të shtunën e kaluar ishte në vendlindjen e tij, në Tetovë, për të promovuar albumin e tij dhe për të ndarë disa disqe për fansat.


Ai është zgjedhur nga parfumeria e njohur “Schatze” për të qenë imazh publicitar i tyre për një periudhë njëvjeçare. Gjatë kësaj kontrate, ai së bashku me këngëtaren Adelina Tahiri do të reklamojnë produktet e kësaj parfumerie.

Gjatë qëndrimit në Tetovë, ai u ka ndarë disa disqe fansave të tij, kurse ditët në vazhdim të gjithë konsumatorët të cilët do të marrin produkte në shumën prej 1 mijë denarësh, do të kenë dhe një album të Shpatit falas.

Kanë kaluar disa vjet që kur këngëtari është fejuar me bukuroshen Afërdita Dreshaj dhe pak ditë më parë festoi “Ditën e të dashuruarve”, i lumtur në krahët e saj.

Pikërisht atë ditë, Shpati ka performuar për publikun shqiptar në Athinë, ndërkohë plane të tjera në muzikë Shpati ka realizimin e një klipi që do e realizojë në Shqipëri me “Max production”, këngë kjo në duet me këngëtarin e ri Ton Voka.

Pritet që të ngrohet koha dhe të fillojnë xhirimet e klipit të këngës “Imazhi yt”, në të cilën tregohet dashuria për një vajzë të cilën i dashuri prej kohësh nuk e sheh në qytet. Foto nga promovimi i tij kemi siguruar edhe ne.

Blerand Rexhepi


YouTube Preview Image