Bruksel: Vlerësohet përparimi i Malit të Zi

March 3, 2011   | Rajoni / Region

Mali i Zi ka bërë përparim të qartë në integrimet euroatlantike, por ende është herët të flitet për datën e anëtarësimit në Aleancë, ka rekomanduar sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s Andres Fog Rasmusen. Ai ka biseduar sot në Bruksel me kryeministrin e Malit të Zi Igor Llukshiq, në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare.

Rasmusen ka thënë se në aleancë vlerësojnë përparimin e Malit të Zi. Fokusohuni në Planin aksionar për anëtarësim, pastaj do të shikojmë, ka thënë Rasmusen në konferencë për shtyp. Ai e ka falënderuar Malin e Zi për kontributin në misionin në Afganistan.Besoj fuqishëm në të ardhmen e Malit të Zi në strukturat euroatlantike, Aleancë dhe në Bashkim Evropian, ka thënë Rasmusen duke shtuar se nevojitet të kuptohet se siguria është përpjekje e përbashkët.Llukshiq ka thënë se me vizitë ka pasur për qëllim të tregojë se politika e jashtme e qeverisë mbetet e njëjtë, e kjo është kyçja në aleancë dhe në BE. Besoj se kemi dëshmuar, me përpjekjet e mëparshme, se qëllimet tona për pjesëmarrjen në aktivitetet e rëndësishme të Aleancës tregojnë se Mali i Zi është i gatshëm, i pjekur dhe i përgjegjshëm për plotësimin e të gjitha detyrave të domosdoshme që priten për anëtarësimin e ardhshëm, ka theksuar Llukshiq.

Ai ka thënë se ndanë mendimin me vizionin e Rasmunsenit se vendi i Malit të Zi është në NATO. Duhet të vazhdojmë që me përpjekjet e përbashkëta t’ia transmetojmë këtë mesazh popullit të Malit të Zi, që do të thotë se do të vazhdojmë me aktivitetet që do të tregojnë përparësitë të cilat Mali i Zi mund t’i ketë nga këto integrime ka theksuar Llukshiq.

RTCG