Kosova viza për shtetasit e huaj

March 3, 2011   | Shtypi / Mediji

Në mbledhjen e dytë të përbërjes së re të Qeverisë së Kosovës është aprovuar edhe vendimi për krijimin e grupit punues për vendosjen e regjimit të vizave për udhëtim të shtetasve të huaj në Kosovë.

Kjo është edhe një nga kërkesat e Komisionit Evropian për Kosovën. Por, nuk dihet se për cilat vende do të vlejë aplikimi i regjimit të vizave.

Grupi punues do të analizojë situatën dhe shtetet me të cilat do të vendoset regjimi i vizave dhe që do të jetë edhe në përputhje edhe me kriteret e vendeve të BE së. Po ashtu Qeveria e Kosovës ka bërë rikategorizimin e pikës së kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë, në Stançiq, nga vendkalim lokal në vendkalim ndërkombëtar.

Ndërtimi i kësaj pike do të financohet nga fondet e Instrumenteve të Paraanëtarësimit në BE.

Bota Sot