Gëzim Hajdinaga: Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit

March 7, 2011   | Politika

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 marsit gjatë një takimi që ka pasur me drejtorat e shkollave.

Dëshiroj që sot të uroj nga zemra të gjithë mësuesit me rastin e 7 marsit dhe t’i përgëzoj përzemërsisht për misionin e tyre të madh për veprën emancipuese, humaniste dhe evropiane.

Mësuesit janë ata të cilët hapin për fëmijët tanë dyert e shtëpisë më të bukur të njerëzimit, dyert e shtëpisë së dijes, andaj faleminderit dhe urime!

Sinqerisht i juaji,

Gëzim Hajdinaga

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga