Morti, Emmy-n e veshin nuse me porosi të babait

March 8, 2011   | Lajmet / Vijesti

Vaji i të ëmës: S’të pashë me të bardha për së gjalli

Varrimi i këngëtares 22 vjeçare Emmy do të bëhet sot në orën 13.00, ndërsa prindërit do e veshin si nuse, ashtu sikurse nuk e panë kurrë të gjallë fëmijën e tyre.

“I kemi blerë rrobat e nusërisë, gjithë gurë të çmuar, të shndritshme, nga këpucët te bizhuteritë, buqetën e luleve dhe kurorën e nuses që do ia vëmë te flokët. Ashtu siç donte i ati”. Ai do ta nxjerrë vajzën nuse nga shtëpia”, thotë kushërira e parë e Emmy-t. Ka shumë dhimbje në atë shtëpi. Vdekja erdhi e papritur. Në familjen e këngëtares ishin 6 vetë, prindërit, dy motra e dy vëllezër, ndërsa prej tyre u nda ëmbëlsira, vajza më e vogël.

“ I vëllai është shumë keq. Ai e kishte shoqe të ngushtë e punonin bashkë me Emmy- n. Ishin njëri pas tjetrit edhe në moshë. Ai është mbyllur në dhomën e saj që prej mëngjesit dhe nuk del. Vetëm qan”.

Morti ka rënë në sh tëpinë e këngëtares Ammy ose Elsina Idershai, 22 vjeçares që u aksidentua me makinë mëngjesin e së dielës, pas një sherri me të ish-të dashurin e saj, biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi 44 vjeç. Njerëz me të zeza qëndrojnë para shtëpisë, ndërsa të ëmës, sapo del nga kllapia, i del një piskamë rrëqethëse. Kërkon të bijën, do t’i kthehet, ta shohë. Shtëpia e Emmy-t ndodhet pranë zonës së liqenit Artificial pjesë të cilën e kap komuna Farkë.

Është një vilë tre katëshe, ende i pambaruar kati i fundit, e ndërtuar me djersën e prindërve që punuan për vite me radhë në Greqi, si dhe biznesit që kishin në Tiranë. Vila ndodhet shumë pranë varrezave të fshatit, e duket sikur kanë ndjellë ogur të keq në shtëpinë e Idërshajve, të cilët janë me origjinë nga Skrapari. Të afërm e fqinjë, hyjnë e dalin. “ Mezi i rritën fëmijët, kanë punuar shumë deri sa arritën të rehaton por s’të le kush rehat”, thotë një burrë i vjetër, i afërm me to. Eshtë mesditë e trupi s’ka ardhur ende nga morgu. Thonë që do e sjellin pasdite vonë, pasi po bëhej autopsia.

Burra e gra bashkë, ndryshe siç ndodh zakonisht në mort, Elsina Idershai 22-vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është një nga këngëtaret e njohura të muzikës. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “ Let it play”, “ Pse të dua ty”, “ Rastësisht u pamë”, “ A ma jep”, etj. Këngëtarja ka qenë gjithashtu prezent në disa kompeticione të rëndësishme muzikore.

Të afërmit: Vdekja e Emmy- t, s’ishte aksident, por një veprim i qëllimshëm

Te afërmit e Emmy-t janë mbledhur para morgut, duke pritur përfundimin e autopsisë e cila do të përcaktojë edhe shkaqet, që çuan në vdekjen e 21-vjeçares. Nuk flasin shumë dhe të vetmet gjëra që diskutojnë janë detajet rreth ceremonisë së varrimit, e cila do të kryhet gjatë ditës së sotme, rreth orës 13: 00. Trupi i Elsinës, fëmijës së fundit të familjes Idershai, do të prehet në varrezat e Tufinës. Por ajo që ata e thonë me siguri, është fakti se ngjarja tragjike nuk ka qenë një aksident, por një veprim i kryer me mendje të kthjellët dhe me qëllim nga personi që tashmë ndodhet pas hekurave.

Vajza e hallës së Elsinës, na tregon se në familjen e saj, tashmë ka nisur morti dhe një mjek u rri prindërve të 22 vjeçares te koka, pasi ata nuk e mbajnë veten fare. “ Sidomos vëllai i dytë, që jetonte në Greqi, i cili ka qenë i lidhur shumë me Elsinën, pasi ai bënte edhe menaxherin e saj në koncerte të ndryshme që jepte jashtë vendit, kryesisht në Greqi.

Edhe dy prindërit e saj, nuk po munden ta përballojnë këtë tragjedi që u ka ndodhur. U rrimë me mjek tek koka”, – na thotë ajo, e cila ka sjellë me vete rrobat e fundit që do të veshë 21-vjeçarja. Në derën e morgut presin dhe të afërm të tjerë, ndër të cilët daja i saj, i cili nuk mund të thotë asgjë. Të gjithë këta njerëz janë të vrarë shpirtërisht. Edhe burrat qajnë si fëmijë. E afërmja e Emmy-t na tregon se aksidentimi i Elsinës nuk ishte një aksident, por një veprim i qëllimshëm. “ Për një gjë jemi të sigurtë.

Nuk ishte aksident, por një veprim i qëllimshëm. Ka edhe dëshmitarë për këtë gjë, pasi ngjarja ka ndodhur në një kohë kur në rrugë kishte njerëz, pra ambienti ishte i populluar. Dëshmitarët i ka marrë policia, ne presim se çfarë do të ndodhë më tej, pasi edhe ne shumë gjëra po i mësojmë tani”, – na thonë të afërmit e Elsina Idershait, të cilët presin që të bëhet gati trupi i 21-vjeçares. Ndërsa i pyesim për lidhjen e mundshme me biznesmenin kosovar që edhe e aksidentoi, ata të thonë se nuk kanë dijeni për një gjë të tillë.

Nuk dimë ç’të themi. Shumë gjëra po i marrim vesh tani. Por jua thamë, ne do të ndjekim rrugën ligjore, do të presim se çfarë do të bëjë drejtësia”, – duke e mbyllur këtë argument. “ Pak a shumë mjekët na i kishin prerë shpresat që natën që ndodhi ngjarja, sot në mëngjes na njoftuan se ajo shkëputi çdo lidhje me jetën”, – na thonë ata me gjysmë zëri. Makina e funeralit me trupin e Emmy-t është nisur për herë të parë drejt shtëpisë së prindërve rreth orës 18: 00 të mbrëmjes. Ndërsa me ardhjen e saj në shtëpi, filloi kuja e vërtetë.

Në shtëpinë e 22- vjeçares, Rozana, Ingridi e Çiljeta etj.

Ali Idershai: Emmy ishte e zonja e vetes, nuk na kërkonte kurrë asgjë.

Syte i ka të skuqur dhe të përhumbur, fytyrën e zbehtë dhe duar i dridhen ritmikisht. Edhe pse mezi mbahet më këmbë nga dhimbja, është i vetmi nga familja që merret me organizimin e varrimit. Ky është babai i Ammy-t, Aliu. Ulemi pranë tij dhe e pyesim për marrëdhëniet që kishte me të bijën. Një tjetër breshëri lotësh e mbërthen keqaz. “ Një herë në jetë s’më kërkoi gjë. Ishte e zonja e vetes dhe unë e admiroja për këtë”, thotë i mjeri baba. Ai e adhuronte vajzën e tij, e cila duket sikur ka marrë shumë nga i ati. “ Ajo ishte fëmijë i mirë, jo sepse është i imi.

Kurrë nuk ka qenë problematike dhe kurrë s’na ka sjellë shqetësime. Të gjitha problemet i diskutonte në familje, madje ajo ishte aq e lidhur me ne, sa edhe menaxherin e saj e zgjodhi brenda nesh”, thotë babai Emmyt ndërsa duart vazhdojnë i dridhen si purtekë. Ai është befasuar shumë teksa në shtëpi i kanë ardhur mjaft këngëtarë e këngëtare miq të vajzës së tij. Edhe pse në një gjendje shumë të rëndë shpirtërore, ai ka mundur ti falënderonte miqtë e së bijës, duke i thënë një fjali që dukej sikur ngushëllonte dhe vetë atë; Nuk e dija që vajza ime kishte miq kaq shumë e kaq të mirë. Koleget e saj që ditën e aksidentit i shkuan në spital, e sot që në mëngjes me të marrë vesh lajmin shkuan të ngushëllojnë familjen e shoqes së tyre.

Rozana Radi u nis nga Kosova me të marrë vesh ndodhinë, ndërsa, Çiljeta, Ingridi, Zajmina, Ronela, Rezarta e shumë e shumë të tjera ndenjën pranë tyre. “ E ku ka ngushëllim në këtë rast, atyre i iku drita e syrit”, thonë ato mes lotëve, ndërsa herë pas here dëgjohet pasthirrma “ pu pu pu, ça Mjekët reanimatorë të Spitalit Ushtarak parashikuan gjendjen e rëndë të vajzës që me ardhjen e saj në spital.

Ajo sipas tyre kishte dëmtime të rënda në tru, dhe sipas tyre vetëm ndonjë mrekulli mund ta shpëtonte, mrekulli e cila për fat të keq nuk ndodhi. ka ndodh, e tmerrshme, pu, pu, pu”. Valza Bajra shoqja e Emmy-t që ishte bashkë me të natën e ngjarjes shkul flokët para arkivolit, ndërsa shpesh humb ndjenjat. Nata ka qenë e pambarimtë në familjen e Idërshajëve në Farkë.

Gazeta Shqiptare
YouTube Preview Image