Jehona po mbledh paratë për dasmen

March 9, 2011   | Lajmet / Vijesti

Publiku shqiptar ishte mësuar me një heshtje të gjatë që këngëtarja Jehona Sopi kishte bërë para pak kohësh, ndërsa tani situata është ndryshe.

Të paktën kështu vërehet nga reklamat e koncerteve këto kohë, ku Jehona Sopi është gjithnjë e më shumë e pranishme.

Miqtë e saj thonë po punon shumë për të mbledhur lekë për realizimin e ceremonisë së martesës, të cilën e ka paralajmëruar për sezonin veror.

Diskotekat shqiptare në Zvicër gati çdo fundjavë paralajmërojnë koncerte ku e ftuar është këngëtarja Jehona Sopi, ndërsa ka shumë kohë që ajo nuk shfaqej në koncerte dhe në një farë mënyre sikur kishte dhënë dorëheqje nga këto organizime.

Fundjavën e kaluar ishte e ftuar në ‘Insomnia’ dhe ‘Rinora 4’, ku në njërën prej tyre bëhej përzgjedhja e “Bukuroshes së diasporës”, kurse këtë fundjavë, ajo do të këndojë në ‘Puls’.

E tani kur e sheh që shumë kolege të saj fitimin e bëjnë atje, edhe ajo është aktivizuar më shumë. Jehona pritet të lidhë martesë me bankierin e njohur Lavdim Koshutova me të cilin është njohur pikërisht në bankën që ka punuar ajo, pas ardhjes së tij nga Londra, ndërsa ceremonia e martesës do të realizohet në Prishtinë dhe e bllokuar për mediat.

Për vellon e bardhë do të përkujdeset miku i saj, stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili pohoi për “Panorama plus” se pikërisht ai do të dizajnojë vellon e Jehonës.

Diferenca 10-vjeçare në moshë nuk përbën aspak problem për të dhe thotë se është shumë e lumtur, ndërkohë këngëtarja së shpejti dhe do të festojë 10-vjetorin e karrierës në muzikë.

Vipat.info
YouTube Preview Image