Rozana Radi ekzalton publikun me gjoksin në shesh

March 14, 2011   | Lajmet / Vijesti

Që nga festivali “Kënga Magjike”, Rozana Radi dhe Ramadan Krasniqi (Dani) janë bërë çift edhe nëpër koncerte, ku i ftojnë në gjithë vendet ku jetojnë shqiptarët. Përveç duetit, i cili akoma sot e kësaj dite dëgjohet me kënaqësi, ata argëtojnë publikun edhe me këngë të tjera të cilat i kanë realizuar dhe më herët të cilat po ashtu janë hite. Dani është shumë i njohur në Kosovë për muzikën dhe zhanrin të cilin e kultivon prej disa vitesh, kurse Rozana u bë e njohur atje edhe falë pjesmarjes në spektaklin “Vip shpija 1”. Por Rozi ka dhe një tjetër armë me të cilën tashmë i bën për vete fansat, të cilët shkojnë deri në skenë që të fotografohen me të. Gjoksi i saj magjik, më shumë i zbuluar se sa i mbuluar nga fustani i zi elegant, tregon anën e saj seksi. Edhe pse gjoksi i Rozit nuk është natyral, meshkujt tërbohen nga paraqitjet e saj, gjë që e nxeh më shumë atmosferën. Fotoja që po publikojmë është marrë nga eventi që ishte organizuar me rastin e 8 Marsit në Kosovë, ku Rozana dhe Ramadan Krasniqi kishin ndezur atmosferën në Pejë dhe publiku u ndje shumë i kënaqur nga performancat dhe paraqitjet seksi të Rozit, si dhe sidomos nga performanca e këngës “Valsi i tradhtisë” që ka ngritur në këmbë publikun. E kush nuk do të tërbohej nga dekolteja e Rozit?

Panorama Plus


YouTube Preview Image