Riviera e Ulqinit merr pjese ne Panairin e Berlinit dhe të Moskvës

March 23, 2011   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Riviera e Ulqinit ka marrë pjesë në Panairin ndërkombëtar të Berlinit dhe në Panairin ndërkombëtar të Moskves , që u zhvillua nga data 9 deri më 13 mars në qendrën e panaireve “Messe Dam” të Berlinit.
Vendi ynë u përfaqësua me anë të një stende me një sipërfaqe prej disa  metrash katror nga stafi i Rivierës së Ulqinit.
Turizmi është një treg mjaft konkurrues, që kërkon aftësi menaxhuese, talent dhe një qeveri që di të mbështetet në politikat e duhura. Turizmi është tashmë një element parësor në rindërtimin dhe ribalancimin e ekonomisë së vendit tonë. Qeveria  malazeze dhe ajo vendase e konsideron zhvillimin e industrisë së turizmit si një ndër tri fushat kryesore për zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të vendit të Ulqinit.

Objektivi madhor është kthimi i vendit në një destinacion turistik kryesor mesdhetar. Për të arritur këtë, ne kemi marrë vazhdimisht masat e duhura, si në aspektin ligjor dhe institucional për të promovuar dhe lehtësuar rritjen e investimeve të huaja”, – u shpreh ndër të tjera z. Predrag Sekuliq.
E veçantë e këtij panairi ishte interesi mjaft i lartë nga ana e agjencive dhe vizitorëve, të cilët shprehën një interes të madh për të vizituar vendin tonë. Arritje pozitive ka shënuar imazhi i stendës së turizmit  në Ulqin, e cila mori vlerësime të konsideru-eshme nga një pjesë e vizitorëve të saj. Gjatë  ditëve të panairit u vu re një interesim mjaft i lartë si nga ana e vizitorëve të biznesit të përfaqësuar prej kompanive të ndryshme të marketingut, përfaqësuesve PR, mediave etj, si edhe nga ana e vizitorëve individualë, të cilët shprehën interes për potencialet dhe produktet turistike .

Ndërkohë që në dy ditët e ardhëshme me 24 deri me 26 mars Riviera e Ulqinit do të jenë prezent në Panairin e turizmit METUBES 2011 në Budve,ku gjysmë pansioni në hotelet e Rvierës së Ulqinit do sillen prej 20 deri 36 euro për person.


YouTube Preview Image