Rozana i thotë Rovenës: Ti kërkon famë në kurrizin tim

March 23, 2011   | Lajmet / Vijesti

Eh, nuk marrin kurrë fund zënkat mes artistëve! Rozana-Rezarta, Rozana-Rovena, e kështu debatet për profesionalizimin apo xhelozinë e njërës apo tjetrës vijojnë pafund edhe pse nuk merret vesh se kush ka qenë iniciatore.

 

Ndërkaq, dy ditë më parë, në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, e ftuar për klipin e saj më të ri, Rovena është pyetur nga moderatori, nëse do ta mallkonte apo jo Rozanën, që t’i çahej silikoni që ajo ka vendosur në gjoks pak muaj më parë. “Unë nuk mallkoj njeri”, – është shprehur si për të ruajtur ekuilibrin Rovena, duke shtuar se ajo nuk ka pasur asnjëherë gjë me Rozin, por ka qenë kjo e fundit, që ka folur lart e poshtë për të si këngëtare, mesa duket nga “dashuria e madhe”. Ja sesi iu përgjigj Rozana Radi pa kaluar as 5 minuta, përmes një sms-je:

Çani, unë nuk zihem me njeri. Kam katër profesione, poete, flautiste, aktore dhe këngëtare, ndaj i thuaj asaj këngëtares që ke në studio, të flasë për atë që ka ardhur aty e jo për mua, që më marrin nëpër gojë edhe kur unë e bëj pushim. Duan të zënë faqet e para të gazetave me emrin tim”, – është shprehur Rozi, ndërsa nga ana e saj, Rovena i ka dërguar një puthje përmes ekranit. Gjërat nuk shkojnë mirë për dy këngëtaret, të cilat sa herë që flasin për njëra-tjetrën, me të vërtetë pushtojnë faqet e gazetave. Nëse vijojnë kështu, do vijë momenti që edhe ato vetë nuk do përbëjnë më lajm…

YouTube Preview Image