Shqiptarët e Plavës të shqetësuar nga “regjistrimi elektronik”

March 27, 2011   | Shtypi / Mediji

Ulqin, 26 mars – Shqiptarët e krahinës së Plavës dhe të Gucisë, duke e ditur politizimin e skajshëm të luftës se kush do të dalë numerikisht më shumë mes malazezëve dhe serbëve, frikësohen se përpunuesit elektronik të Entit Statistikor të Malit të Zi – MONSTAT mund të manipulohen edhe të zvogëlohet numri i shqiptarëve në Mal të Zi, e posaçërisht në këtë mjedis, raporton KosovaLive.
Kështu u konstatua në tribunën me qytetarët të mbrëmjes së të premtes, të organizuar në Plavë nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve.
Veprimtari Ramë Sinanaj, instruktor tha se regjistruesit duhet të përgatiten sa më mirë regjistruesit, sepse në terren ata duhet të kenë njohuritë e duhura për të plotësuar pyetësorin, i cili është tejet i ndërlikuar.
“Çuditërisht që partitë tona parlamentare politike nuk kanë bërë asnjë përpjekje që për ne shqiptarët Pyetësori të jetë edhe në gjuhën tonë amtare. Këtë e shoh një mangësi dhe hendikep serioz, mbase duhet të marrim qëndrim që ne shqiptarët ta bojkotojmë plotësisht regjistrimin”, propozon Sinani.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, inxhinieri Mehmet Tafica, por edhe të tjetër pranuan se subjektet politike shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, kanë heshtur kur është miratuar Ligji mbi regjistrimin e popullsisë, por nuk e pranuan propozimin e Sinani që të bojkotohet regjistrimi.
“Sipas ligjit, por edhe sipas natyrës praktike, organizimin e regjistrimit të popullsisë është dashur ta bëjë Këshilli Nacional i Shqiptarëve, ku janë të përfshira të gjitha partitë politike, por ndodhi e kundërta, këtë aktivitetet e rrëmbyen subjektet politike që udhëheqin me qeverisjet vendore, sidomos në Ulqin, Tuz e Plavë, si tri qendrat kryesore etnike shqiptare në Mal të Zi”, tha Tafica.
Anëtari i Komisionit të regjistrimit në Komunën e Plavës, Ismet Gjonbalaj u shpreh se janë mbuluar mirë me regjistrues shqiptarë zonat tona në Plavë, Guci, Vuthaj, Martinaj etj.
Ai apeloi që të bëhet çmos për regjistrimin e numrit të madh të diasporës nga kjo anë që jeton e punon në Amerikë

KOHA NET

1