KK Forca e kall Ulqinin, fitojnë 16 medalje

April 6, 2011   | Sporti / Sport

Klubi i karatesë “Forca” ka bërë gërdi në turneun ndërkombëtar “Samurai Cup 2011” që u zhvillua gjatë fundjavës në Mal të Zi, duke fituar 16 medalje. Me arri janë stolisur: Abdurahim Idrizi (2000, -30kg),  Usame Bajrami (2000, 35kg), Jusuf Rexhepi (1998, -40kg), Marigona Ahmeti (1988, +47kg), Veli Qamili (1996, -63kg), Jeton Dardhishta (1996, +63kg) dhe Driton Idrizi. Me argjend Adil Mehmed (1997, -63kg), Aida Rexhepi (1996, -54kg) e Avdil Selimi (1995, -57kg), kurse me bronz Jusuf Rexhepi (1998, 40kg), Mahmut Qamili (1998, +63kg) dhe Halit Osmani (1994, -68kg). Që të jetë suksesi më i ëmbël, ishte edhe triumfi i shkupjanëve në garat ekipore (2000-01) me formacion Bajrami, Rexhepi dhe Idrizi, ky i fundit u shpall në fund nga organizatori si më i miri i turneut duke i dhënë atij edhe kupën. “Jam shumë i kënaqur nga suksesi që kemi arritur në Ulqin. Edhe pse referët në shumë raste mundoheshin që të na dëmtojnë, prapë se prapë kualiteti i garuesve të mi nuk lejoj befasia, kështu që në fund me meritë edhe fitonim luftërat”, pohoi për gazetën “Koha e Re”, trajneri i KK Forca, Muharem Imeri. Po në këtë turne është paraqitur me sukses edhe KK Drini nga Struga duke fituar 5 medalje. Resul Kaplani fitoi argjend (-75kg) dhe i treti ishte në garat Open. Besa Lleshi fitoj vendin e dytë (-53kg), kurse Drenushe Merko (+61kg) fitoi dy medalje të bronzta. “Duke pasur parasysh gjykimin në këtë aktivitet, jam i kënaqur me paraqitjen e garuesve të mi në këtë turne. Në fundjavë kemi edhe një aktivitet të rëndësishëm pasi marrim pjesë në turneun ndërkombëtar ‘Tigar Open-2011’”, tha trajneri strugan, Alim Hajredini. Ndryshe, në turneun “Samurai Cup 2011” kanë marrë pjesë rreth 500 garues nga 6 shtete: Shqipëria, Kosova, Bosnja, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Turneun e shpalli te hapur kryetari komunës së Ulqinit Hajdaraga i cili ishte edhe mbështetësi kryesor i këtij aktiviteti.

KOHA E RE


YouTube Preview Image

1