Pushime ne Ulqin,Hotel Bellevue,Riviera e Ulqinit,Mali i Zi

April 6, 2011   | Reportazh / Reportaža

Mobil: Viber + Whatsapp: +382 69 335 534  : +382 69 335 512

Hoteli “Bellevue” – Riviera e Ulqinit

Hoteli “Bellevue” e ka kapacitetin prej 702 shtretërish, e është me tre depadansa: “Avalla”, “Borik” dhe “Cer”. Hoteli është n kilometrin e katërt nga qendra e qytetit të Ulqinit, mu pranë plazhit, ndërsa është i rrethuar me një park të mrekullueshëm dhe pyllin e pishave.

Hoteli e ka plazhin e vet, restorantin, aperitiv barin, tarracën, diskotekën, sallën për ushtrime force, ndrsa në qarkun e hotelit janë edhe terrenet sportive: terrenet e tenisit dhe shkolla e tenisit “Bellevue”, fusha të futbollit me shtigje atletike, terrene për futboll të vogël, basketboll, hendboll, volejboll, poligonin për hedhjen e gjyles dhe kërkimoren së largu. “Bellevue” është një vend ideal për pushimin tuaj, rekreacion, për tubimin e grupeve të mëdha dhe stërvitjet e sportistëve.

Depadansi «Cer» i ka 6 apartamente, 46 dhoma dykrevatshe dhe 16 njëkrevatshe. Secila dhomë ka erkondishënt, TV sat dhe frigorifer

Depadansi «Borik» posedon 4 apartamente, 109 dhoma dykrevatshe dhe 21 dhomë njëkrevatshe.

Depadansi «Avala» disponon me 8 apartamente, 125 dhoma me nga dy shtretër dhe 33 dhoma me nga një shtrat.

Të gjithë apartamentet kanë erkondishëntë, TV sat, minibar dhe nga dy banja. Në të gjitha dhomat dykrevatshe ekziston mundësia edhe për një shtrat ndihmës. Një pjesë e hotelit është rinovuar në vitin 2010.

Takime dhe raste të veçanta

Hoteli «Bellevue» ofron mundësi për organizimin e seminareve dhe të tubimit të grupeve të mëdha. Ndërtesa e restorantit për pansione ka mundësi të më shumë funksioneve dhe ka 5, 300 m2, ndërsa në katin e parë është hapësira e përshtatshme për mbajtjen e tubimeve të mëdha seminarike, të ligjëratave shkollore dhe të manifestimeve.

Nëse jeni dashamirë i tubimeve në natyrë, amfiteatri prej guri i restorantit “Fshati i peshkatarëve” është ambienti më i qëlluar për ju

Sporti dhe rekreacioni

Në kilometrin e katërt nga qendra e Ulqinit drejt kampit “Ada Bojana”, në vendin ku fillon plazhi më gjatë në Adriatik, gjendet kompleksi hotelier “Riviera e Ulqinit” që është i rrethuar me një natyrë fascinonte.

Hoteli është në kilometrin e dytë të Plazhit të Madh, në një ambient për një kënaqësi ideale dhe rekreacion. Parku i rregulluar, pylli me pisha të larta gjatë bregut të detit, si dhe vet plazhi ranor i gjatë 12 km, janë ambienti më i përshtatshëm natyror për shëtitje dhe vrapime. Nëse me vrapim merreni seriozisht apo edhe jeni atlet profesionist, atëherë keni për të dëshiruar ta shfrytëzoni shtegun për atletikë, apo ndonjërën nga tre trim shtigjet për vrapime. Për atletë aty është poligoni për kërcim së largu dhe për gjuajtjen e gjyles.

«Riviera e Ulqinit» është një vend ideal për dashamirët e sporteve të bardha. Ju rekomandojmë të shfrytëzoni terrenet e reja të tenisit, por nëse jeni fillestar në këtë lloj sporti, mund ta ndiqni shkollën për tenis «Bellevue».

Nëse përcaktimi i juaj është për ndonjërin nga sportet me top, në qarkun e hotelit të caktuar janë 6 terrene për futboll, 2 terrene për futboll të vogël, 3 terrene për basketboll, 2 terrene për volejboll (me fushë prej betoni dhe me rërë) si dhe tavolina për pingpong.

Edhe këto nuk janë të gjitha – “Bellevue” e ka ushtrimoren për peshëngritësit profesionalë.

Menyja

Restoranti:

me pansion: Restoranti me pansion i hotelit “Bellevue” mund të gostisë njëkohësisht 600 mysafirë. Kafjalli është në bazë të “tryezës suedeze”, ndërsa për drekë dhe për darkë mund të zgjidhni njërën nga gjellët e ofruara. Ushqimi është shumë i shijshëm.

Kushte të veçanta:

Për grupet më të mëdha që bujnë në hotelin “Bellevue”, në marrëveshje me trajnerin apo nutricistin tuaj, menyja do të duket pikërisht ashtu siç dëshironi ju.

Aperitiv bari:

Aperitiv bari i hotelit “Bellevue” është një vend ideal për të pirë kafenë e parë të mëngjesit, çajin e pasdrekes apo të ndonjë gote vere të mirë pas darkës.

A-la-card:

Restoranti “Fshati i peshkatarëve” është një amfiteatër në natyrë, i ndërtuar nga guri dhe druri, i rrethuar me trungje të pishave të larta. Këtu mund të porositni ndonjë nga specialitet e kuzhinës nacionale dhe të kënaqeni me zhurmën e tallazeve ose tingujt e muzikës së lehtë.


– çmimi i gjysëmpansionit është dhënë në € – euro

– shtesa për pansion të plotë 20%

– minimumi i shfrytëzimit të gjysempansionit është tre ditë, nën tre ditë çmimi rritet për 20%

– fëmijet deri në moshën 10 vjeçare gëzojnë zbritje prej 30% në shtrat të posaçëm, ndërsa në shtratin e prindërve kanë zbritje 50%

– fëmija deri në moshën 2 vjeçare gratis

– tatimi i kohëqëndrimit nuk është llogaritur në çmim – 1,00 € për person

– zbritja për shtratin e tretë është 20%

– shtesa për dhomën 1/1 është 30 %

YouTube Preview Image

1