Vizita e zyrtare e ambasadores se Britanise Catherine Knight-Sand

April 8, 2011   | Politika

Sot, me 07.04.2011, në Ulqin kryetari i Forcës se re demokratike z. Nazif Cungu pati nje takim zyrtarë me ekselencën e saj, zonjën Catherine Knight-Sands, ambasadoren e Britanise së Madhe në Mal të Zi.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë dhe të hapur është biseduar për gjendjen ekonomike në Ulqin, pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi si dhe për ligjin zgjedhor.
Kryetari i Forcës e ka njoftuar ambasadoren me partinë tonë, e veçanërisht me situaten aktuale në Ulqin, duke theksuar turizmin dhe bujqësine si degët më të rëndëshishme, dhe për problemet me të cilat ato hasen.
Si teme më kryesore ishte kthimi i pronës së Valdanosit, ku ambasadorja pati një interesim të veçantë për të gjitha detajet lidhur me këtë çështje. Z. Cungu theksoi se duhet të hapet debati me ish – pronarët në mënyre që kjo çështje të zgjidhet sa më parë dhe te mbrohen të drejtat e tyre pronësore.

Z-nja Knight Sands veçoi se në Mal të Zi egziston një dialog më i madh ndër- etnike, dhe që problemet janë më pak të theksuara se sa ato në regjion, ajo poashtu ceki se është e gatshme të ndihmojë që të animojë investitorë nga Britania e Madhe që ata të investojnë në Mal të Zi.
Përfaqësuesit e Forcës e kanë njoftuar ambasadoren për gjendjen ekonomike, krizën që është në Ulqin, nga mosfunksionimi i rregullt i institucioneve vendore.
Konstatim i përbashkët ishte që pa përkrahjen e popullatës lokale është e pamundur që të realizohen investime kvalitative.
Ata kanë vlerësuar që Mali i Zi ka bërë hapa të mirë në sferën e integrimeve evopiane, gjë që do ti mundesojë Malit te Zi hyrje sa më të shpejtë në UE, poashtu edhe përgaditjen e të gjitha strukturave për negociatat e pranimit.
Forca gjithashtu ka deklaruar se është e gatshme të japë kontributin e vetë në të gjitha aspketet si at ekonomik, social e kulturorë, e veçanërisht në proceset e integrimeve evropiane.
Sherbimi Informativ i Forces

Ndiqni Top Show – 06/04/2011 nga Top Channel

MALI I ZI 5 VITE MBAS PAVARSISË NDIQNI 3 VIDEOT NE LINK TOP CHANNEL -TOP SHOW

http://video3.top-channel.tv/18754796/topshow/topshow6prill2011.flv