Piktorët e Ulqinit ekspozojnë në Berat

April 22, 2011   | Rajoni / Region

Ulqin, 21 prill – Në Galerinë e Arteve “Edward Lear” në Berat, për herë të parë në një edicion të këtillë të arteve rajonale pamore, marrin pjesë piktorët nga Ulqini. Ekspozita hapet ditën e shtunë edhe publiku beratas do të ketë rast që të njihet vlerat e atistëve ulqinakë, dy javë radhazi, aq sa do të qëndrojë e hapur ekspozita.

 

Piktorja e mirënjohur edhe në përmasat ndërkombëtare, Vahida Nimanbegu, kryetare e Asociacionit “Art Dulcinium”, tha ditën e enjte për Kosovalive se artistët ulqinakë, se përveç saj nga Ulqini prezantohen Bilal Nikeziqi, Renata Masanoviq dhe Edin Kapllani. Ata do të marrin pjesë me nga 20 punime, njofton KosovaLive.

“Kjo ekspozitë do të bëhet urë lidhëse e thellimit të marrëdhenieve kulturore ndërmjet artisteve, jo vetëm të qytetit të Beratit e Ulqinit, por dhe ndërmjet dy vendeve tona fqinje, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

 

KOHA NET


YouTube Preview Image