Amir Hollaj paralajmëron tërheqjen nga kolegjiumi

April 27, 2011   | Lajmet / Vijesti

Shefi i klubit të deputetëve shqiptarë Amir Hollajj paralajmëroi sot se do të dalë nga kolegjiumi i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, nëse ky trup miraton versionin aktual të projektit të ligjit zgjedhor.

Ai për agjencinë MINA theksoi se projekt ligji zgjedhor të cilin e përgatit kolegiumi nuk është i pranueshëm për deputetet shqiptarë. Ai e theksoi se miratimi i një akti kaq të rëndësishëm ligjor siç është ligji zgjedhor pa votat e përfaqësuesve autentik të popujve pakicë assesi nuk mund të jetë i mirë dhe nuk i kontribuon rrugës evropiane të Malit të Zi.

 

Hollaj theksoi se nëse plenumi miraton versionin e kodit zgjedhor të cilin e përgatit kolegjiumi do të shqyrtojë pjesëmarrjen e vetë të mëtejme në punën e parlamentit.

Kolegiumi përsëri nesër për kodin zgjedhor

Kolegiumi i kryetarit të kuvendit të Malit të Zi do të vazhdojë nesër punën në harmonizimin e projektit të ligjit zgjedhor.

Kryetari i parlamentit Ranko Krivokapiq shpreson se kolegjiumi do ta zgjidh çështjen e legjislaturës zgjedhore sepse siç theksoi, ekziston mundësia që gjatë kësaj jave të arrihet marrëveshja.

Ai theksoi se sipas mendimit të tij çështja është për detaje dhe mendon se do të arrihet marrëveshje, duke shtuar se është arritur marrëveshja që kolegiumi për ligjin zgjedhor të vendos brenda kësaj jave.

Komisioni evropianë më parë ka theksuar se miratimi i kodit zgjedhor është njëri prej kushteve për vazhdimin e integrimeve evropiane të Malit të Zi.

 

RTCG

1