Faqja e Organizates turistike të Ulqinit së shpejti në internet

Nuk ka kaluar ne heshtje hedhja në online e faqes turistike në internet.Ditën e hënë u takova me Ali Rexhën drejtor i organizatës turistike të ulqinit,ashtu siç dhe me paralajmëroj,se është sigluar startimi zyrtar i këtij produkti të ri mediatik në online, e cila do krijon një impakt të rëndësishëm në njohjen e veçorive turistike, kulturore, historike dhe natyrore të komunës së Ulqinit.

Ali Rexha theksoj impenjimin maksimal të stafit dhe bashkëpunëtorëve për të sjellë një produkt të till mediatik të saktë, kualitativ dhe me vlera të pallogaritshme për Ulqinin. Nuk është e vështirë të kuptosh se ky do të jetë një web që do të ecë shumë mirë falë angazhimit skrupuloz të drejtuesit të komunës së Ulqinit me përvojë në shtypin e median lokale dhe kombëtare dhe pasionant i fushës së turizmit e kulturës.

Disa detaje rreth dizajnimit të faqes, ka dhënë  Ali Rexha i cili theksoj se web sajti i OTU-s do krijohet me dizajnet moderne ku do  përdoren zgjedhje optimale të kësaj fushe dhe që së shpejti pritet të bëhet dhe intro e flash-it të parë me faqen kryesore,duke sjellë një risi të kësaj fushe. Janë një sërë rubrikash interesante që do paraqiten mjaft këndshëm,ndërsa është konceptuar si një web që shpalos një Ulqin integralë në fushat e ndryshme të jetës së saj.

Ai theksoi se webi i OTU-s  vjen natyrshem, si nje domosdoshmeri e zhillimeve qe po prek Ulqinin.

Ali Rexha drejtor i organizatës turistike të ulqinit, ka bërë një paraqitje të rubrikave të (Ulqini turistikë), duke theksuar se gjithcka vjen në kohen e duhur dhe i ndihmon zhvillimit ekonomik të zonës, që në fund të fundit, ekosistemi i saj i sjell një perspektivë të qartë drejt turizmit veror . Gjithcka do të vijë në këtë faqe web-i sa i përket resursit turistik nga të tëra zonat,duke eksplouar në imtësi gjërat e vyera si një vlerë e integruar me tërë pasuritë kulturore,historike e natyrore të Ulqinit. Ai theksoj se do të ketë një ekulibër të pranueshëm në trajtimin e temave të ndryshme dhe ku pariteti ka të bëjë vetëm me të vërteten historike,dokumentacionin,arshivën e saktë si dhe qartësimin e pozicionit  turistik që ka komuna e Ulqinit krahasuar me trevat e tjera. Ai kërkoj bashkëpunim të njësive vendore dhe gjithë operatorëve të tjerë qoftë privat apo shtetëror,pasi këtu në këtë faqe do të mblidhet kualiteti më i mirë intelektual dhe eksplorues që do të japë asistencën e duhur për një turizëm perspektiv të qëndrueshëm.

Gëzim Hajdinaga, kryetar  i komunës së Ulqinit, ka theksuar  se turizmi ka qenë besimi im qëkur jam vënë në drejtimin e kësaj komune, duke u mbështetur ne integrimin rajonal e global që koha paraqet dhe tashmë njerëzit po kuptojnë urat e reja të komunikimit për të qenë fleksibël ndaj zhvillimeve të shpejta që po ndodhin ne Ulqin. Kemi idealizuar ato që dukeshin utopike dikur,por që tani po bëhen realitet,që nga ura e Port milenës që është kthyer në një vepër të madhe turistike, gjithë vendet dhe pikat e bukura të Ulqinit,duke e bërë realitet Ulqinin në mes trianglit zhvillimor që ajo gjindet. Kjo faqe e web-i është gjetja më e duhur e që u paraprin këtyre projekteve madhore për Ulqinin tonë theksoi ai.

Më tej është kaluar në diskutime të lira,ku kam diskutuar me Ali Rexhën i cili premtoj bashkëpunim në mes  gjithë faktorëve,pushteteve vendore dhe faktorit intelektuale krijues.Ali Rexha, kërkoj që kjo faqe interneti të ketë saktësi, këshillim e paanshmëri në trajtesa dhe më shumë eksplorime turistike dhe promocione turistike të mirëfillta, për të shkuar drejt një enciklopedie për Ulqinin.

Ai theksoj nevojën e një bashkëpunim të gjithanshëm,ndërsa sygjeroj për një simbolikë më të gjetur për logon e këti webi.

YouTube Preview Image