Armend Milla ne TOP 33 kenget e Top fest 8

May 3, 2011   | Lajmet / Vijesti

Edicioni i 8 i Top Fest-it mbase ishte nje nder edicionet me te mira deri me tani sepse ne kete edicion pervec kengetareve te njohur te estrades shqipetare jane paraqitur edhe kengetare te rinj edhe talente te rinj. >Gjithashtu duhet thene se ne kete edicion jane paraqitur shume kenge te mira dhe kualitative.

Lajme nga Ulqini: Armend, na trego pak me teper per Edicionin e Top Fest 8?

Armendi:
Edicioni i 8 i Top Festit eshte thjeshte nje kulminacion i talenteve dhe kengeve ne skenen Shqipetare. Eshte nje festival i kenges moderne qe eshte i cmuar nga vete fakti qe perfshin te gjitha rrymat e muzikes pa dallime. Duhet theksuar nje gje qe eshte shume e rendesishme dhe ajo eshte qe ne Top Fest 8 kendohet live, dhe kengetari me se miri cmohet kur kendon live sepse aty tregohet vertet kualiteti i kengetarit por edhe i kenges dhe performances ne pergjithsi.

Lajme nga Ulqini: Cfar mund te thuash per kengen tende “Bota Jone”?

Armendi: Kenga “Bota jone” eshte nje kenge qe paraqet thjesht nje melos Shqiptare, me motive etno duke perfshire gjithashtu muziken moderne ne prapavije. Thjesht kam qejf ta quaj nje kombinim i nje gjeje ‘te vjeter’ dhe nje gjeje ‘te re ’ cka e ben akoma me interesante kengen. Kenga “Bota Jone” eshte kompozuar nga Eduart Hallulli, violinist i shkelqyer qe 20 vite ka jetuar ne Viene te Austrise dhe i cili thjesht e perjeton melosin shqiptare ndryshe nga te tjeret. Domethene, vete fakti qe ai eshte i afte qe te kombinoj at ‘te vjetren’ dhe ‘te rene’ kjo e ben nje kompozitor te jete shquar ne at qe ben. Tekstin e ka shkruajtur nje shok i imi nga Tirana Andi Kazani, dhe teksti pershkruan jeten sociale te Shqiptareve.

Lajme nga Ulqini: Tani je ne TOP 33 kenget e Top Fest-it, cfar mund te na thuash per kete?

Armendi: Eshte thjeshte nje kenaqsi e madhe te jem ne TOP 33 kenget, sidomos per faktin qe sa me teper qe jam i ngjitur ne skenen e Top Fest-it dhe punoj me orkestren e perkryer, me udheheqesin artistik Dorian Gjonin, dhe tere stafin e regjis dhe teknikes, duke mos lene anash edhe koleget kengetar, te jep nje ndjenj qe thjesht nuk mund te pershkruhet me fjale. Kjo ndjenj e bene akoma me te madhe konceptin e Top Fest-it. Jane 3 jave te gjysem finaleve dhe tani ka mbaruar java e dyte, pas javes se trete do kemi informacione se kush do kaloj ne finale domethene ne TOP 16 kenget me te mira te keti edicioni. Ne finale do ndahen edhe disa cmime tjera pervec cmimit te madh, si psh Best New Artist, Best Performance, Best Ballad etj.

Lajme nga Ulqini: Pjesmarrja jote ne ‘Ethet’ edhe pjesmarrja ne ‘Top Fest 8’?

Armendi: Kur morra pjese te ‘Ethet’ isha vec 15 vjec, dhe ajo ishte nje ndjenj, nje eksperience, nje shoqeri qe thjesht do e mbaj mend tere jeten; me vjen edhe shume mire qe me shumicen e ‘Etheisteve’ kam mbetur ne kontakt dhe e kultivoj le te themi at shoqeri. Pasi mbaruan ‘ethet’, kaluan 6 vite, 4 nga ato ne studime ne Dubrovnik ne Kroaci, dhe tani prap jam ngjitur ne skenen Shqiptare, por tani me me shume eksperience, dhe si para 6 viteve si tani me rremben nje emocion qe nuk spjegohet dot me fjale, dhe ajo eshte thjesht nje kenaqsi e madhe per mua.

Lajme nga Ulqini: Si perfundim, cilat jane planet e tua per te ardhmen ne muzike?

Armendi: Po te ma shtronit kete pyetje para 3 muajve, pergjigja do ishte thjesht “nuk e kam idene” po ngaqe ma shtruat kete pyetje tani, pergjigja eshte qe kam nje ide…Eduart Hallulli nuk eshte vetem kompozitori i kenges sime, ai thjesht eshte mik shume i mire i imi, dhe duke biseduar kemi rene ne dakord qe pas projektit te Top Festit do bejme nje projekt apo kenge tjeter qe do shfaqet ne ndonje prej festivaleve te tjera, keshtu qe tani per tani do e leme surprize, por do jete nje kenge shume energjike dhe shume e mire. : )

Lajme nga Ulqini : Për fund Armend Milla ju falënderojmë për intervistën që dhuruat për vizitorët e Lajmeve nga Ulqini.

Armend Milla: Ju falenderoj juve perzermersisht per kete interviste dhe ju uroj suksese ne punen tuaj!

YouTube Preview Image