Në TV Teuta musafir kryetari i forces Nazif Cungu – Video

May 6, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Kryetari i Forcës se re demokratike flet per  situatën aktuale të ekonomisë së Malit të Zi dhe posaçërisht të Ulqinit, rënia e aktiviteteve ekonomike kohët e fundit shpeshherë ndërlidhet me krizën financiare botore, me këtë harrohet se vendimet e aprovuara në të kaluarën kan krijuar kushte që ekonomia e komunës dhe pikërisht shërbimet në sektorin e hotelerisëtë jenë jashtë funksionit të saj themelor dhe pran shkatërrimit total.

Situata me të cilën me vite të tëra përballen komuna e Ulqinit, është drejt për drejt pasojë e vendimeve të gabuara rreth privatizimit të Qeverisë së Malit të Zi dhe vendimeve të dyshimta të ekzekutivit të komunës së Ulqinit thot  Nazif Cungu.

Tani shfaqen pasojat të krijuara me mosrespektimin e Planit hapsinor dhe atijë  të privatizimit të Rivierës së Ulqinit nga ana e Qeverisë së Malit të Zi. Fillimisht Riviera e Ulqinit është dashur të privatizohet me anë të konkursit ndërkombëtarë nga partneri strategjikë, dhe si një ndërmarrje. Por ky privatizim e bë nga vetë Riviera e Ulqinit në Falimentim dhe Gjyqit ekonomik duke shitur objektet një nga një..

Kjo shkelje e kontratës është flagrante dhe së bashku me mos përmbushjen e kontratave për investime në objektet tjera hoteliere të privatizuar, ka shkaktuar devastimin e objekteve dhe rëmje drastike të kualitetit të turizmit në Ulqin.

Lajme nga Ulqini

Nazif Cungu: Papunësia dhe rënia ekonomike ndikon në largimin e shqiptareve nga trojet e veta

kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu akuzoi ashpër qeverisjen lokale të qytetit të Ulqinit për mospunë të skajshme. Ai pasqyroi situatën aktuale ekonomike në qytet si shumë të keqe dhe të pashpresë nëse ekzekutivi vazhdon me mospunë si kjo e viteve të fundit.

Duke e parë situatën e tillë ekonomike shumë të keqe, z Cungu the se kjo ndikon drejtpërdrejt ne largimin e shqiptareve nga trevat e veta .

Gjithashtu, në pyetjen e gazetarit për raportin me diasporën, ai u shpreh se diaspora është e lënë pas dore e çka është ma e keqja ka raste që edhe është keqpërdor. Ai tha se akoma nuk kemi lëvizje për të gjetur rrugët e mundshme të kthimit të saj dhe mënyrat e investimit nga ana e tyre në vendlindje. Askush nga trevat tona nuk ka shkuar atje ku jetojnë për të ofruar projekte konkrete në lidhje më këtë temë. Ai u shpreh se njerëzve tonë të diasporës duhen tu krijohen lehtësira në mënyrë që ato të kthehen dhe të investojnë në vendin e vet.

PROMUL Ulqin

Ju ftojm ta ndjekni videon në tërsi nga TV TEUTA.