A duhet Ulqini të ulë çmimet e shërbimeve turistike

May 7, 2011   | Shtypi / Mediji

Nëse dëshironi turistë duhet ti përmirësoni kushtet në hotele dhe të ngrisni nivelin e tyre më të lartë, por po ashtu duhet t’i ulni edhe çmimet e pronetimeve dhe të shërbimeve tjera. Kërkesat e këtilla vijnë vjen nga Asociacionet turistike nga gjithë Ballkani që ishin për vizitë në Panairet e ndryshme të turizmit. Ata si shembull përmendën Tunizinë dhe Egjiptin të cilat për, për t’i mbajtur turistët që mund të iknin për shkak të trazirave i ulën  çmimet e shërbimeve deri në 70 për qind.

“Egjipti dhe Tunizia shumë shpejti ulën çmimet.Ulqini duhet ta shfrytëzoj mundësinë e vet dhe mysafirët të cilët nga rrethanat e sigurisë nuk do të shkojnë atje, të vijnë këtu. Mundësinë e shikoj në turistët rus të cilët masovikisht shkonin në këto shtete. Ndonëse tani janë drejtuar nga Turqia, mendoj se me oferta speciale mund t’i sjellim në Ulqin. Konsideroj se duhet ti ulni çmimet e prenotimeve. Nëse në Turqi mund të gjendet dhomë për pesë euro, nuk mund që në Ulqin të jetë 45 euro”, tha njëri nga Asociacioni turistik i shteteve Balkanike.

Pa infrastrukturën përkatëse ajrore dhe pa fluturime ajrore nuk mund të shpresoni në turist. Mirëpo, kuptohet duhet ti përshtatni çmimet, por edhe të ofroni më shumë përmbajtje.Duhet ti rregullojmë disa gjëra brenda Malit të Zi. Ato janë rrugët, aeroportet, avionët ndërsa mungojnë edhe hotelet e cilësisë së lartë. Për shembull, në Shqipëri ka një ofertë shumë më të madh dhe cilësore të hoteleve. Në këtu atyre duhet t’ju bëjmë konkurrencë.“Këtë vit duhet të punojmë për vitin 2012. Nëse ngelin programet e njëjta që paraqiten me dekada, mendoj se viti 2012 do të jetë katastrofal për turizmin. Shpresoj se hotelet këtë vit do t’i ulin çmimet kurse mendoj se këtë duhet t’a bëjnë edhe në shërbimet e restoranteve.

Mirë se vini në Ulqin
YouTube Preview Image