Intervistë me këngëtaren e mirënjohur Rita Lulgjuraj

May 7, 2011   | Intervista / Intervju

Lajme nga Ulqini : Kush është Rita Lulgjuraj ?

Rita : Rita Lulgjuraj është një gjimnaziste e vitit të katërt “Vëllazërim Bashkim” Ulqin…….

Lajme nga Ulqini : Qysh kur ka filluar Rita të merret me muzikë dhe kur është formuar grupi , na flisni diçka edhe për antarët e grupit,dhe kush jan ato?

Rita : Kam filluar të merrem me muzikë që nga mosha 9 vjeçare ku regjistrova shkollën e ultë të muzikës-piano.Ishte iniciativë rinore e propozuar nga shokët e mi Arian Zati dhe Gazmir Truma të cilët punuan muzikën dhe tekstin për këngën “kurr se kam besu”, të cilët më ftuan dhe jam shumë mirënjohëse për ftesën.

Lajme nga Ulqini : Aktivitetet ku keni marre pjese?

Rita: Kam qenë pjesëmarrëse e korit të shkollës së muzikës si dhe korit të kishës.Poashtu kam marrë pjesë në festivalin për të rinj “Rinsong & dance contest “ 2010 ku  ndame  çmimin e parë unë dhe Aldin Zhygjeli.Pas fitores në Ulqin , më ftuan të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar I të rinjve  “Maratona rinore” Durrës ,ku nxura vendin e tretë.Përpos muzikës kam shumë passion për recitim dhe dramë.

Lajme nga Ulqini : Çfarë është muzika për ju?

Rita: Shpeshherë jam në dilemë a jam un pjesë e muzikës apo ajo pjesë e imja.Thjesht është pjesë e pandarë e imja.

Lajme nga Ulqini : Mendoni se bukuria është e rëndësishme për një këngëtare qe te eci përpara?

Rita: Bukuria është një faktor I rëndësishëm që ndikon pozitivisht në karierë,por kvaliteti është ai që do të vlerësohet gjithmonë.

Lajme nga Ulqini : Shumica e këngëtareve sot bëjnë kënge komerciale, ju cfarë mendoni për ketë linje te re qe ka hyre ne tregun muzikor?

Rita: Muzika komerciale ka qenë,është dhe do të jetë,mirëpo në veshin e ndëgjuesit do të mbesë muzika e vlerësuar.

Lajme nga Ulqini : Je penduar ndonjëherë për ketë rruge qe ke zgjedhur?
Rita: Deri tani jo.

Lajme nga Ulqini : Cfarë roli ka luajtur familja juaj ne karrierën tuaj si këngëtare?

Rita: Familja ime tradicionalisht ka  kënduar bukur,kështu që nuk më ka munguar mbështetja e tyre  të merrem me muzikë.

Lajme nga Ulqini : Kompozitoret me te cilët bashkëpunon?

Rita : Janë disa të interesuar për bashkëpunim,për momentin jam duke bashkëpunuar me kompozitorin Gëzim Gjeka për një këngë të re.

Lajme nga Ulqini : Kush kujdeset për look-un tuaj?

Rita : Vet,shpeshherë më japin ide edhe shoqet e mia.

Lajme nga Ulqini : Ku konsiston tematika e këngëve tuaja?

Rita: Bota e të rinjve.

Lajme nga Ulqini : Ku do te jete Rita pas 10 vjetësh. Do vazhdosh te jesh këngëtare edhe atëherë apo do te fokusohesh ne një profesion tjetër?

Rita : Kam dëshirë të kryej studimet e pastaj jeta do të ma tregoj rrugën e mëtejshme.

Lajme nga Ulqini : Cilat jane angazhimet aktuale te Ritës ?

Rita : Jam e angazhuar rreth provimeve të maturës,si dhe me ushtrime në solokëndim.

Lajme nga Ulqini : Ndonjë album se shpejti single apo?

Rita : Në të ardhmen pse jo.

Lajme nga Ulqini : Për fund Rita ju falënderojmë për intervistën që dhuruat për vizitorët e Lajmeve nga Ulqini.

Rita : Faleminderit.Jam mirënjohëse për ftesën.


YouTube Preview Image
– Muzika: Arian Zati – ZaTA
– Teksti: Gazmir Truma – Galle
– Video: Mondi Kaleziq & Enis Katana & Gjigji
– Faleminderit : MK STUDIO, Orange Records, Tehnoviva, BAR H2O,

1