Muhamet Kollari dhe grupi Floor control fitues të Rin song and dance contest

May 8, 2011   | Reportazh / Reportaža

Kengetari i ri Muhamet Kollari ne kategorine e kenges dhe grupi “Floor control” ne kategorine e kercimit jane fituesit e edicionit te dyte te “Rin song and dance contact”.

Ky aktivitet qe u zhvillua me 15 dhe 16 prill ne Qendren e Kultures ne Ulqin terhoqi vemendjen e te rinjve pjesemarres si dhe u ndoq me interes. Ne kategorine e kenges konkurruan 12 te rinj nga Ulqini, kurse ne ate te kercimit pese grupe, dy prej te cilave nga Tivari. Naten e pare ne skene performuan te gjithe kengetaret me nga nje kenge dhe grupet e kercimit me nga nje vallezim.

Juria ne perberje: Xheneta Shaciq, dirigjente, Merita Subashiq – Shabanoviq, pianiste, Dejan Nikoliq, kryetar i Federates se Vallezimit te Malit te Zi, Vladimir Saiti, koreograf nga Shkodra dhe Gjylije Pelinku, studente e solokendimit ne Akademine e Arteve ne Tirane, kane zgjedhur tre grupet me te mira. Vendin e pare e ka fituar grupi “Floor control” nga Tivari, vendin e dyte grupi “Ulcinj masters” dhe vendin e trete grupi “Untouchables”.

Te 12 kengetaret pjesemarres jane prezantuar me nga nje kenge edhe naten e dyte, ne fund te se ciles juria ka perzgjedhur tri kenget fituese. Vendi i pare i ka takuar Muhamet Kollarit, vendi i dyte Ivana Qetkoviqit dhe ai i trete Dritan Marajt.

Kengetaret dhe grupet pjesemarrese te “Rin song and dance contest” jane pergatitur per rreth dy muaj nga udheheqesit artistike dhe organizatoret e ketij aktiviteti, muzikanti Islam Axhemi i cili ka punuar me kengetaret e rinj dhe koreografi Musa Hoxha i cili ka punuar me grupet pjesemarrese. Pergatitjet jane reflektuar ne performancen e mire te pjesemarresve gjate te dy neteve. Njeri prej organizatoreve, muzikanti Islam Axhemi, vlereson se ne krahasim me vitin e kaluar, edicioni i sivjetshem ka qene shume me mire i organizuar dhe se pjesemarresit jane pergatitur per nje kohe te gjate. Sipas tij, “qellimi i ketij aktiviteti eshte zbulimi i talenteve te rinj ne kenge dhe kercim”.

Axhemi, njeherazi profesor i solfegjos ne Shkollen e Muzikes ne Ulqin, vlereson se “te rinjte ulqinake jane te talentuar edhe per kendim, edhe per vallezim”. Ai thote se me kenget e edicionit te dyte do te incizohet nje CD qe do te jete nje kujtim per te gjithe pjesemarresit. Perkunder problemeve dhe mungeses se sponsoreve, Axhemi thekson se ky aktivitet do te vazhdoje edhe ne te ardhmen, madje ne plan eshte qe ai te zgjerohet edhe ne disa disiplina te tjera, si aktrim, pikture, fotografi.

i.k.
Koha javore

YouTube Preview Image