Fiket Koha javore, gazeta e vetme shqip ne Internet

May 10, 2011   | Shtypi / Mediji

Gazeta e vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “ Koha javore” Fiket ne faqe të Internetit
“Ky është një vendim i ndieshëm që do të ndikojë negativisht në informimin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe mund të nxisë reagime të ndryshme në opinionin shqiptar. Njëherësh , ky vendim bie në kundërshtim të gjitha Ligjet ndërkombëtare mbi të drejtën e informimit në gjuhën amtare si dhe në kundërshtim me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave dhe me Kushtetutën e Malit të Zi”.
Ky reduktim i gazetës “Pobjeda” dhe i krizës financiare me të cilën po ballafaqohet kjo kompani, në bazë të propozimeve të dala mbi masat e kursimit dhe racionalizimit.
Presim nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi ,që në emer të mergates shqiptare në tere boten që e vlerëson të papranueshëm dhe kërkon nga ajo që Gazeta e vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “ Koha javore”mos të Fiket ne faqe të Internetit.
Ky është diskriminim dhe mohim i të drejtave të shqiptarëve për t’u informuar në gjuhën e vet amtare, ashtu siç parashihet me Kushtetutë, Ligjin mbi Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Pakicave, me standardet ndërkombëtare të shoqërive multietnike dhe nuk shkon në favor të përmbushjes të standardeve të Malit të Zi për t’u integruar në Bashkësinë e Shteteve Europiane.
Gazeta “Koha javore” u themelua nga Parlamenti i Malit të Zi më 20 qershor 1999. Andaj mbetet që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi, Këshilli Nacional i Shqiptarëve, Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave të reagojnë konform ligjeve ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtës më themelore të shqiptarëve në Mal të Zi, siç është e drejta për informim në gjuhën amtare.

10