OJQ-ja SOS telefoni:Organizon trajnim treditor për përfaqsuesit e institucioneve

May 10, 2011   | Shoqëria / Društvo

OJQ-ja SOS telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës-Ulqin ,me përkrahjen e Fondit për shoqëri aktive (FAKT) organizon seminar treditor me temën: “Preventiva efikase dhe mbrojtja nga dhuna në familje”nga data 14 deri më 16 maj 2011, në hapësirat e Qendrës për zhvillimin e afarizimit të gruas.

Qëllimi i seminarit është aftësimi i anëtarëve të ekipit multidisiplinar në komunën e Ulqinit për operim të vazhdueshëm të punës në parandalimin e dhunës në familje ,që në këtë mënyrë të krijohen kushte reale për funksionimin më efikas dhe përmirsimin e trajtimit të personave të pambrojtur në institucione dhe OJQ.

Siç njohfton drejtoresha e shoqatës së lartëpërmendur, Hatixhe Nelaj temat kryesore të planifikuara me trajnim janë :

Njohftimi i anëtarëve të ekipit multidisiplinar me efektet dhe pasojat e dhunës kundër grave dhe fëmijëve,si ,tejkalimi i paragjykimeve që zvogëlojë efikasitetin gjatë intervenimit , të kuptuarit e lidhjes mes dhunës ndaj grave dhe abuzimit të fëmijëve, masat parandaluese.

Është me rëndësi të veçantë shton Nelaj shkëmbimi i përvojave të përbashkëta lidhur me problemet që takohen gjatë kryerjes së detyrës zyrtarët e prokurorisë, gjykatave, policisë, Qendrës për punë sociale,pushteti lokal,si dhe vullnetarët në SOS –telefon.

Kjo do të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta, sugjerimet dhe propozimet që do të dalin në këtë seminarë , do të kontribuojnë për ndërhyrje më efektive të institucioneve në problemin e dhunës në familje,që është mjaft e përhapur edhe në komunën tonë.

Seminarin do ta udhëheqin trajneret me një përvojë të bujshme në këtë fushë Biljana Zekoviq,drejtoresha e SOS telefonit në Podgoricë,dhe Dr, Jelena Radulloviq nga Podgorica.

Në këtë seminar do të marrin pjesë përfaqsuesit e ekipit multidisiplinar të cilët janë të kyçur në relaizimin e këtij projekti ,dhe kanë të nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me shoqatën në fjalë.

SOS Telefoni 411-700 Ulqin – Ulqini – Hatixhe Nelaj
YouTube Preview Image