Ana Malit,problemet e saja dhe zhvillimi ekonomik

May 11, 2011   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Foto nga Zaim Halili

Kjo trevë përbehet nga popullsia fshatare. Struktura e popullsisë në përbërje të saj ka të gjitha grupmoshat, por pjesa më e madhe e saj është në moshë aktive, në moshë pune. Mosha mesatare e popullsisë është relativisht e re, por për shkak të papunësisë kjo popullsi aktive është pakësuar kryesisht për shkak të migrimit të ndjeshëm të rinisë. Popullsia e kësaj treve malore përballet përditë me kushte relativisht të vështira jetese për vetë faktin se këtu mungojnë investime në fusha të ndryshme ekonomike, pavarësisht nga resurset e mrekullueshme që i ka falë Zoti. Popullsia e Anës së Malit është e ndarë në 20 fshatra, Amull ,Bojk ,Brajsh ,Katerkollë ,Kllezna e Nalt ,Kllezna e Posht ,Draginë ,Kaliman ,Kosiq ,Kravar,Krythë, Leskovc ,Lisna Borë , Megjureç , Millë, Sukubinë ,Fraskanjel ,Shas,Shtoder,të cilat deri në vitet 1970 kanë qenë të mirëpopulluara, por për arsye të kushteve jo të mira ekonomike anamalasit deytrohen të emigrojnë.Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, i cili u zhvillua në vitin 2003 Ana e Malit kishte 5538 banorë, apo 627 më pak se në regjistrimin e vitit 1991.

Ana Malit eshte nje perle, dhe per kete askush nuk ka dyshuar kurre. Nje vlere, qe per qytetin dhe rrethin duhej te ishte kthyer ne pike referimi per te ardhurat e turizmit rural dhe atij malor. Por ndryshe nga ajo cka mund te mendohet, gjendja e Anes Malit eshte ende shume larg asaj qe duhet te jete.Ana Malit prej vitesh eshte kthyer ne nje vend te harruar, qe ndonjehere popullarizohet vetem nga grupet e shkollave  apo te turisteve që jan kalues te dites apo te cilet shkojne per te kaluar ndonje fundjave te kendshme ne ajrin e fresket dhe prane ujit te ftohte te burimeve te kulluara. Shtepite, dikur karakteristike per kete zone jane kthyer ne germadha dhe shume prej banoreve kane braktisur gjithcka dhe kane zbritur ne qytet të Ulqinit,por gjthashtu nderkohe te rinjte shkojne ne emigracion.
Kjo ndodhi ne Ane te Malit pasi mungesa e investimeve i ka lene ata jashte mundesive te shfrytezimit te asaj qe u ka dhene me shume bujari natyra.

Dikur ketu ka ekzistuar nje hotel,hoteli i Shasit qe ishte ne gjendje te priste shume turiste per te kaluar naten,sot ajo mbetet vetem histori e asaj kohe.Tashme jane thjesht nje kujtim i Anamaleseve, qe u rikthen ne mendjshkruar e sa here qe shkojne per vizite ne hotel te Shasit,vitet e bukura te kaluara dikur ne kete vend. Nje vend, qe ne vere arrin te bashkoje diellin,liqenin e Shasit dhe ne majen e malit gjigand qe e rrethon Anen e Malit si kurore shkembore. Vitin e fundit eshte bere nje perpjekje per ta rikthyer ne jete, por ende projektet mungojne. Eshte perfunduar asfaltimi i vetem disa kilometrash  rruge por sot pritet te behet zgjerimi i rruges sepse Ana Malit asht ne zhvillim të siperm të investime qe do te behen ne kete rruge prej fshatit Krythe deri ne piken kufitare Sukubin – Muriqan.
Investimet e banoreve vendas ne hoteleri dhe sherbime turistike si pik kufitare qe kalimi do behet edhe ma i madhe viteve qe do vijojn duket se sikur ka dhen nje drite permiresimi, por perseri ngelet shume per te realizuar perball konkurences ne fushen e turizmit malor dhe atij rural.
Siperfaqe te medha te tokes bujqesore ne rrethin e Anes se Malit po kthehet ne kullota, ose lihet djerre,edhe pse eshte koha per punimin e saj per mbjelljet e pranveres. Kjo ndodh edhe per faktin se mbjellja e grurit,tomateve,bostanit,specave etj konsiderohet pa interes per fermeret edhe pse dita dites kerkesa e produkteve Bio asht ne ritje te siperm, edhe pasi miellin e marrin ne shtetet qe kufizohet me nje kosto me te madhe del leverdi te mjellesh grur sepse  shpenzimi per punimin e tokes e mbjelljen e grurit asht i vogel ne diten e sotme.
Specialistet e Bujqesise te rrethit thone se “vetem 20 per qind e tokes bujqesore punohet prej fermereve nga Ana Malit, sa per te siguruar prodhim per perdorim vetjak.
Disa nga bujqit te asaj ane thojn se kostoja e larte e punimit te tokes,por dhe rendimenti i ulet i prodhimit nga ana tjeter, jane shkaqe te mosmbjelljes se tokes me kultura bujqesore ne Ane te Malit. Ndikim ne kete gjendje ka dhe shperngulja e banoreve ne drejtim zonave fushore sikurse qyteti i Ulqinit, nderkohe te rinjte  e Anes Malit me teper se kurr shkojne ne emigracion.
Sipas specialisteve te bujqesise ne rreth, nga kjo gjendje mund te dilet, duke kultivuar pemetarine,kryesisht mjelljen e kultivimeve buqsore bio ku rendimenti asht i lart sikurse ne shtetet e evropes. Ne kete rast, shkaterrimi i tokes bujqesore parandalohet dhe te ardhurat e banoreve rriten.

Popullsia e Anës së Malit është e ndarë në 20 fshatra, të cilat deri në vitet 1970 kanë qenë të mirëpopulluara, por për arsye të kushteve jo të mira ekonomike anamalasit deytrohen të emigrojnë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, i cili u zhvillua në vitin 2003 Ana e Malit kishte 5538 banorë, apo 627 më pak se në regjistrimin e vitit 1991 me 6165 banorë.

 
Shasi ilir i 365 kishave – dokumentar top channel

Shasi ilir i 365 kishave – dokumentar top channel

1