Në Ulqin hapet shkolla e arteve pamore – Art studio

May 17, 2011   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Në Ulqin u hap Shkolla private “Art studio” për ushtrimin e talentëve të rinj të arteve pamore. Nismëtari dhe koordinatori i kësaj punëtorie artistike, është piktori i njohur Mehmet Aloja, pedagog shumëvjeçar i artit figurativ në Kosovë edhe në Gjimnazin e Ulqinit, njofton KosovaLive.

Historiku i Piktorit Mehmet Aloja
Piktori Mehmet Aloja u lind më 1943 në Ulqin. Shkollën Normale dhe Akademinë pedagogjike – dega e pikturës, e ka mbaruar në Nikshiq, në vitin 1969, kurse Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë në vitin 1984. Punoi si mësimdhënës në Shkollën e Mesme në Ulqin.
Aloja është anëtar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Artistëve Figurativë me seli në Tiranë që nga viti 1992 dhe është kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativë të Ulqinit.
Deri tani ka organizuar ekspozita individuale në Teatrin Krahinor të Prishtinës dhe Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, si dhe ka ekspozuar në shumë ekspozita kolektive.

Piktor origjinal dhe paqësor
“Te Mehmet Aloja shoh një piktor shumë origjinal, një piktor shumë paqësor. Pikturat e tij kanë një ritëm dhe kolorit të ndjeshëm, plot lagështi siç është edhe vetë peizazhi i Ulqinit dhe rrethinat e tij”, theksoi piktori shkodran Agim Kadillari.
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të Ditës së Ulqinit, të dielën në galerinë e Qendrës së Kulturës u hap ekspozita e piktorit Mehmet Aloja.
Për veprat e ekspozuara në këtë ekspozitë dhe krijimtarinë e piktorit Mehmet Aloja foli piktori shkodran Agim Kadillari.
Ai tha se Aloja është një piktor këmbëngulës dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm.
“Tek Aloja shoh një piktor shumë origjinal, një piktor shumë paqësor. Pikturat e tij kanë një ritëm dhe kolorit të ndjeshëm, plot lagështi siç është edhe vetë peizazhi i Ulqinit dhe rrethinat e tij”, theksoi Kadillari.
Më tej Kadillari tha se në mesin e veprave të ekspozuara ka peizazhe të atilla që janë të kalibrit europian.
“Një pjesë e tyre mund të zëjë vend në çdo galeri të Evropës”, tha ai.

Ekspozitat grupore
1958 Dubrovnik-Akuarelistët e rinj të Adriatikut (çmimi II)
1964 Pejë-Akuarelet me piktorin Vllado Radoviq
1973 Prishtinë-Shoqata e artistëve figurativë ‘Bajram Curri’, Teatri krahinor
2000 Tuz-Piktorët shqiptarë në Mal të Zi, ‘Golden Gate’
2003 Ulqin-Piktorët shqiptarë në Mal të Zi, Biblioteka e qyteti
2003 Shkodër-Piktorët shqiptarë në Mal të Zi, Galeria e arteve
2003 Cetinjë-Piktorët shqiptarë në Mal të Zi, ‘Bilard’
2004 Ulqin-Piktorët ulqinakë, ‘Real Gallery’
2004 Tiranë-Piktorët shqiptarë në Mal të Zi, Muzeu kombëtar
2005 Ulqin-Piktorët ulqinakë, ‘Art Gallery’
2005 Ulqin-Piktorët e pakicave nacionale në Mal të Zi, ‘Art Gallery’N
2006 Shkodër-Në hapjen e ‘Rozafa Art Gallery’
2007 Ulqin-Ekspozita e artistëve figurativë të Ulqinit, ‘Art Gallery’ (promovimi i Shoqatës)
2007 Vjen 23 (Austria)-galeria ‘Art Erlaa’
2008 Pejë-Galeria e qytetit
2009 Skodër-Rozafa Art Gallery

Ekspozitat vetjake
1971 Prishtinë- Teatri krahinor
2003 Ulqin-Biblioteka e qytetit
2008 Prishtinë-Galeri ‘Qafa’
2009 Ulqin-Art Gallery
2009 Shkodër- Rozafa Gallery
2010 Mitrovicë-Muzeu i qytetit (çmimi II)
2010 Durrës-Muzeu ‘Aleksandër Mojsiu’

YouTube Preview Image