Bashkpunim më i mirë për parandalimin e dhunës në familje

May 19, 2011   | Shoqëria / Društvo


SOS-telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës në Ulqin ,nga data 14-të deri më 16-të maj mbajti seminari tredidor me temë:” preventiva efikase dhe mbrojtja nga dhuna në familje”,në kuadër të projektit

„Përkrahje viktimave të dhunës familjare,dhe përmirsimi i pozitës së tyre“
me përkrahjen e Fondit për shoqëri aktive (FAKT) .

Qëllimi i seminarit ishte aftësimi i anëtarëve të ekipit multidisiplinar në komunën e Ulqinit për operim të vazhdueshëm të punës në parandalimin e dhunës në familje ,që në këtë mënyrë të krijohen kushte reale për funksionimin më efikas dhe përmirsimin e trajtimit të personave të pambrojtur,kësaj radhe viktimave të dhunës në familje.Në këtë ekip janë të kyçur përfaqsuesit e policisë,Gjygjit,prokurorisë,Shtëpisë së Shëndetit,komunës,Qendrës për punë sociale dhe SOS-telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës,të cilët kanë të nënshkruar edhe memorandumin e bashkpunimit.

Siç njohfton drejtoresha e shoqatës së lartëpërmendur, Hatixhe Nelaj temat kryesore që janë trajtuar në këtë seminarë ishin:
Njohftimi i anëtarëve të ekipit multidisiplinar me efektet dhe pasojat e dhunës kundër grave dhe fëmijëve,si ,tejkalimi i paragjykimeve tek punonjësit në institucione , që zvogëlojë efikasitetin gjatë intervenimit , masat parandaluese.
Është me rëndësi të veçantë të thuhet se këtu kemi shkëmbyer përvojat e përbashkëta me përfaqsuesit e institucioneve në lidhje me rastet e dhunës në familje.
Vitet e fundit, janë shtuar në masë rastet e denoncimit të dhunës në familje,kjo jo si rritje e dhunës por si vetëdinjësim i gruas për të paraqitur problemin .
Situata që rezulton në terren ka treguar se pa marrë parasyshë në ndryshimet pozitive,institucionet e sistemit ende nuk janë të vetëdijshme se çfarë pasojash bart dhuna në familje për shoqërinë në përgjithësi,dhe sa është me rëndësi roli i tyre dhe veprimi në parandalimin e këtij fenomeni ,edhe pse pikërisht ata thonë se numri më i madh i rasteve delikuente,madje sjelljeve kriminale janë pasojë ku autorët e krimeve i kanë përjetuar në familjet e tyre,shton Nelaj.

Nga konkludimet dalë nga ky trajnim është përfunduar se duhet të gjithë së bashku të punojmë në forcimin e përkrahjes së grave të keqtrajtuara,të qëndrojmë deri në fund me qëndrimet tona për ndihmën që duhet ofruar kategorisë në fjalë,që mundi i përbashkët mos të jetë i kotë.
Me një punë të përbashkët dhe me evidencë kualitative në institucione do të kontribojmë në zbulimin më të shpejtë të rasteve ,do të kemi një trajtim më të mirë të personave të keqtrajtuara dhe do të zvoglojmë numrin e rasteve.Vlenë të ceket nënvizon zonja Neljaj, se gratë shumë më lehtë kontaktojnë në numrin e SOS telefonit,pasi që gruaja shumë më lehtë e ka ti rrëfehet një gruaje se sa të shkojë direkt në polici. Patjetër duhet të kemi edhe bashkpunim të mirë me mjekët të cilët të parët në përgjithësi janë në kontakt me gratë viktima të dhunës,të cilët janë të obliguar që me kujdes të madh dhe durim të kryejnë shiqimin edhe të bëjnë identifikimin e të gjitha lëndimeve të dukshme,ti ndihmojnë viktimat dhe të informojnë shërbimet përkatëse për rastin.

Seminari është udhëhequr nga trajneret me një përvojë të bujshme në këtë fushë Bilana Zekoviq,drejtoresha e SOS telefonit në Podgoricë,dhe Dr, Jelena Radulloviq nga Podgorica.

Dhuna në familje është një dukuri prezente në mbarë botën,por mjaft e përhapur edhe në shoqërinë dhe rrethin tone që nuk i ka shpëtuar ndikimit negativ të sajë. Shpesh herë, gratë, fëmijët dhe të moshuarit, janë të rrezikuar pikërisht aty ku duhet të jenë më të mbrojtur, aty ku presin dashuri,siguri, dhe përkrahje, në familje,në shtëpitë e tyre.
Dhuna në familje vjen e ligjeruar edhe nga zakonet e trashiguara të rrethit patriarkal,por tashme nuk mund te vazhdojë i njëjti fenomen.Dhuna në familje është një dukuri diskriminuese e gruas dhe si e tillë ajo duhet luftuar në të gjitha format e saj
Secili mund të jetë viktimë e dhunës në familje. Dhuna është një fenomen që mund t’i ndodh ç’dokujt pa patur parasysh moshën apo grupën sociale ose ekonomike. Kjo mund t’ju ndodh edhe njerëzve me shkallë të ndryshme arsimimi,kemi patur raste kun a janë lajmëruar gra të personave me funksione të larta,të cilat me vite të tëra kanë duruar dhunë nga bashkshorti.Nuk është dhunë vetëm dhuna fizike,dhuna ka disa fëtyra.

SOS Telefoni 411-700 Ulqin – Ulqini – Hatixhe Nelaj
YouTube Preview Image