Rexha jena të përgaditur për sezonin turistik

May 20, 2011   | Intervista / Intervju

Mendojmë se në muajin qershor do të fillojë sezoni turistik u shpreh Ali Rexha , drejtor i organizatës turistike të Ulqinit në emisionin « Mozaik ». Ne me përgatitjet tona pothuajse jemi gati. Përpiqemi që plazhet të jenë sa më shumë të rregulluara dhe t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e turistëve.
Ulqini ka filluar të përgatitet për sezonin turistik të verës qysh në muajin maj, kur siç theksojnë afaristët e ndryshëm por edhe koncesionerët e plazheve, tashmë gjithçka është nga fundi i përgaditjeve, dhe bëhen përpjekje që turistët që do të vijnë në Ulqin të jenë sa më të kënaqur.
Ne me përgatitjet tona pothuajse jemi gati. Përpiqemi që plazhet të jenë sa më shumë të rregulluara dhe t’i plotësojnë të gjitha kërkesat e turistëve, dhe tash nuk mbetet gjë tjetër përveç se destinacioni i turistëve të jetë Ulqini.
Ai ka shtuar se tash mbetet që edhe institucionet komunale por edhe ata qendrore të bëjnë sa më mirë punën e tyre dhe të kujdesen në maksimum për pastërtinë e qytetit.
Shpresë më të madhe për turizëm më të mirë kanë edhe qytetarët e Ulqinit të cilët gjithë vitit jetojnë nga dy muajit e turizmit ku gjatë kësaj kohe merren me punë të ndryshme dhe të cilët apelojnë deri te institucionet përkatëse të Malit të Zi, që të propagandojnë sa më shumë për zhvillimin e turizmit në Ulqin.
YouTube Preview Image