Albëries i huazohet kënga nga bullgarja Gergana?

May 21, 2011   | Lajmet / Vijesti

Njëra nga këngët më të fundit të këngëtares Albërie Hadërgjonajt, e titulluar “ Më iku dashuria”, po dëgjohet në televizionet bullgare, por nga një këngëtare tjetër.

Balada e realizuar një vit më parë, këto ditë është hedhur në eter të ekraneve bullgare si një hit në atë vend, ndërsa e këndon këngëtarja Gergana e cila e ka titulluar “Kush dëshiron të besoj “.

Kështu raportojnë mediat shqiptare sipas të cilave kjo baladë është kënduar me shumë mjeshtri nga Albëria, gati është kopjuar në mënyrë identike nga Gergana.

 

Telegrafi

YouTube Preview Image