Flori mbledh kengetaret ne nje krijim dedikuar Emmy-t

May 21, 2011   | Lajmet / Vijesti

Do të jetë një dedikim nostalgjie dhe kujtimi të mirë për këngëtaren Elsina Idershai (Emmy), e cila u nda nga jeta në moshën 21-vjeçare pak muaj më parë. Kantautori Flori Mumajesi, i cili kishte realizuar dhe këngën e saj të fundit “A ma jep”, ka menduar të realizojë një krijim, që i kushtohet vetëm asaj. Për këtë ka menduar të ftojë në këtë realizim shumë këngëtarë që e kanë pasur mikeshë Emmy-n. Nuk dihet ende se kur do të publikohet kjo këngë e re, ndërkohë që është kënga e dytë e krijuar nga Flori, pas asaj me titull “Me ty”, me të cilën Elvana Gjata konkurron në Festivalin e Muzikës Moderne “Top Fest 8” në “Top Channel”. Në këtë këngë intepreton dhe këngëtari kosovar që jeton në Zvicër, Valton Krasniqi, një nga miqtë më të ngushtë dhe bashkëpunëtor me Emmyn. Gjithashtu, ai ka menduar që një këngë të shkruar për Emmyn, t’ua japë dy këngëtarëve të tjerë për ta kënduar, pasi është kompozuar për t’u interpretuar në duet. Kënga që Valtoni i dedikon asaj është zhanri i muzikës “club”, ku në vargje dhe melodi mishërohet kujtimi i këngëtares.

Panorama Plus
YouTube Preview Image