Fondacioni STUDENTI organizoj – Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2011

May 21, 2011   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Fondacioni ,,STUDENTI”, për të gjashtën herë me radhë, organizoj ,,Garat e recituesve të rinj – Ulqin 2011″.
Garat u mban të premten, me 20.05.2011, në Bibliotekën e Qytetit-Ulqin, në orën 20. Donatori kryesor i këtij evenimenti të rëndësishëm kulturor për Komunën tonë është Fondi për Pakica.
Për realizimin e këtij aktiviteti e ka mundësuar,Komuna e Ulqinit, Shoqata “Ana e Malit” në Nju Jork, ndërsa për mbajtjen e tij kanë kontribuar, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi .
Ky është viti i gjashtë me radhë që mbahen “Garat e Recituesve të Rinj.

Lajme nga Ulqini


Juria e perbere nga Musa Gjoka (gazetar), Dr. Sabina Osmanovic (profesoresh e Gjermanistikes ne Universitetin “Luigj Gurakuqi”) dhe Asllan Bisha (shkrimtar) vleresoj nxenesit konkurrues si me poshte:

Shkollat fillore:
Vendi i pare: Edis Luka (Shkolla fillore “Bedri Elezaga”, Katerkolle) recitoi “Qelia 21” nga Pano Taci

Vendi i dyte: Flutura Ismailaga (Shkolla fillore “Boshko Strugar”, Ulqin) recitoi “Balte shqiptare” nga Mitrush Kuteli

Vendi i trete: Afredita Mehmedi (Shkolla fillore “Marshalli Tito”, Ulqin) recitoi “Anes Lumejve” nga Fan S. Noli

Shkollat e mesme:
Vendi i pare: Flutura Mustafa (Gjimnazi “Vellazerim-Bashkim” Ulqin) recitoi “Mund te shkruaj sonte…” nga Pablo Neruda

Vendi i dyte: Dhurata Abazi (Gjimnazi privat “Drita”, Ulqin) recitoi “Kristal” nga Ismail Kadare

Vendi i trete: Elira Kovaci (Gjimnazi “Vellazerim-Bashkim”, Ulqin) recitoi “Shfaqja duhet te vazhdoje” nga Pablo Coelho

Ndersa me e mira e gares ( qe duhej te zgjidhej njeri nga dy qe zejne vendin e pare) u zgjodh Flutura Musatafa

Sabina Osmanovic Facebook

Lajme nga Ulqini

Flutura Mustafa, recituesja më e mirë e garave të sivjetme

Në revistën e sivjetme të garave të recituesve të rinj të shkollave të mesme dhe fillore të Ulqinit, pjesëmarrësja më e mirë u shpall gjimnazistja, Flutura Mustafa, të cilës juria ia dha vendin e parë edhe çmimin special të manifestimit. Kjo artiste e re, edhe në takimet e ngjashme jashtë Ulqinit, me zërin e saj brilant dhe interpretimin artistik, është nderuar me shpërblimet më të larta.

KosovaLive

Jemi duke ju publikuar disa fotografi të marrura nga Facebooku duke iu falimideruar

Ana E Malit Tradita Facebook

YouTube Preview Image

6