Klubi i Karatesë Ulqini u kurorëzua me 77 medalje

May 25, 2011   | Sporti / Sport

Përfaqësim  dinjitoz i Klubit të Karatesë “Ulqini”

Të shtunën, më 21 maj 2011 në Podgoricë u mbajt Turneu i parë tradicional i karatesë “Montenegro open 2011” me rastin e Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.

Në këtë turne morën pjesë 27 klube të karatesë me rreth 600 garues nga Bosna, Serbia, Kroacia dhe nga Mali i Zi.

Garuesit e KK “Ulqini” arritën të fitojnë plot 77 medalje: 25 medalje të arta (21 në disiplinat individuale dhe 4 ekipe të arta), 23 medalje  të argjendta (19 në disiplinat individuale dhe 4 ekipe) dhe 29 të bronzta (25 në disiplinat individuale dhe 4 ekipe). Duhet të cekim se ne paraqitëm aq ekipe sa ishin të parapara me Rregulloren e kësaj gare, pra 12 ekipe dhe të gjitha u kurorëzuan me medalje: 4 u shpallën kampion, 4 nënkampion dhe 4 u kurorëzuan me medaljen e bronztë.

-Jemi të kënaqur me këtë rezultat që kemi arritur. Ishim dukshëm më të mirët e turneut, si me paraqitje, ashtu edhe me numrin e medaljeve të fituara, por kjo nuk do të thotë që do të ndalemi këtu. Ne na presin dhe disa gara të tjera deri në fund të këtij sezoni, siç janë Kampionati i Malit të Zi për pionierë dhe shpresa në luftëra, Kupa e Malit të Zi për kadetë, juniorë dhe seniorë dhe 3 turne ndërkombëtarë – “Dubrovnik open 2011”, “Presheva Open 2011”, “Zahir Pajaziti” në Orllan të Kosovës dhe “Champion Open 2011” në Novi Pazar. Jemi të sigurtë se edhe nga këto gara do të kthehemi fitimtarë dhe do të mbyllim sezonin e parë të garave plot suksese të panumërta, – shprehen trajnerët e klubit Naim Duraku, Anell Beganoviq, Kujtim Sukaliq dhe kryetrajneri Ruzhdi Rama. Njëherit ata apelojnë te të gjithë qytetarët dhe institucionet shtetërore dhe ato private që t’i ndihmojnë të rinjtë tanë, të cilët po na prezentojnë me dinjitet çdokund që marrin pjesë. Natyrisht që paraqitja e tyre është edhe reklama më e mirë për qytetin tonë para sezonit turistik.

 

-Klubi ynë në këtë garë mori pjesë me 62 garues të të gjitha gjeneratave, prej atyre më të reja e deri në seniorë.

Nga Klubi i karatesë “Ulqini” në këtë Turne me medalje të arta u shpërblyen këta garues: në disiplinat individuale dhe ekipore me nga dy medalje të arta u kurorëzuan  Eliza Salihu, Radica Dashiq, Antigona Rama, Venesa Nuhi, Ena Kovaçeviq, Ilir Muja dhe Dardan Ceka, me nga një medalje të arta u kurorëzuan  Aldin Buliq, Diellëza Rama, Lulzim Suma, Fiona Kraja, Alban Suma, Dul Zeneli, Argjend Rizaja, Kristian Junkoviq, Ensar Marshiq, Egzona Nika, Marko Daboviq, Katarina Marnikoviq, Nderim Cuca, Lavdim Tula, Sretena Gjuriq, Hantie Ibroçi, Albion Duraku, Allmir Hajdari dhe Petar Barlloviq.

Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.

Me medalje të argjendta dhe të bronzta u shpërblyen këta garues:

Fiona Kraja, Emro Bajrami, Riad Tula, Admir Luka, Angjella Marnikoviq, Edin Kraja, Arben Elezoviq, Behlul Peroviq, Egzon Kraja, Stefan Radoviq, Gabriell Kerquku, Denis Meqikukiq, Ridvan Xhurreta, Albert Rudoviq, Pjeter Hot, Christopher Rudoviq, Butrint Nimanbegu, Nermin Suma, Adnan kuqi, Bledar Seferi, Blerdi Kapllani, Idriz Sadiku, Hysen Rama, Erion Nika, Jeton Luka dhe Valentino Sadiku.

 

Udhëheqësia e klubit të karatesë “Ulqini” falënderon sponzorin  “Final trade”.

Shërbimi informativ i Klubit të Karates “Ulqini”



YouTube Preview Image