Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga, ishte i pranishëm në përurimin e urës së re mbi Lumin Buna në Shkodër

May 25, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë kryeministri Berisha, kryeparlamentarja z.nj Jozefina Topalli, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit z. Sokol Olldashi, ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave të Malit të Zi z. Ferhat Dinosha, kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga dhe personalitete të tjera të larta shtetërore dhe ata të qytetit të Shkodrës. Ura mbi Bunë ka një sistem hapjeje dhe mbylljeje, i cili nuk pengon lundrimin në lumë. Me një gjatësi prej 2755 metrash dhe gjerësi 135 metër, ura ka hapësirë për dy drejtime lëvizjeje dhe dy trotuare anësore. Punimet për ndërtimin e saj kanë nisur që në maj të 2008-s dhe ishin parashikuar të përfundonin në dhjetorin e 2010-s. Ura, e cila është cilësuar si një vepër me rëndësi të veçantë infrastrukturore, zëvendëson urën e vjetër të ndërtuar që në vitin 1911. Financuese e projektit është Banka Islamike për Zhvillim, ndërsa kontraktori është një firmë kuvajtiane. Kryetari Hajdinaga edhe me këtë rast zhvilloi takime me krerët shtetërore të Shqipërisë, dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, Malit të Zi dhe Shqipërisë, respektivisht Ulqinit dhe Shkodrës.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga



YouTube Preview Image

3