Trashëgimia kulturore – Fasadat presin restaurimin

May 25, 2011   | Opinione

Nga Nail Draga

Nuk ka dilemë së si vazhdimësi e këti projekti duhet të jetë restaurimi i objekteve të Çarshisë, që duhet të jetë preokupim i ekspertëve përkatës e jo individëve të ndryshëm. Këtu kryesisht mendoj në përgatitjen e projektit për restaurimin e fasadave të objekteve dhe më pas ngjyrosen e tyre. Si shëmbull pozitiv në ketë aspekt mund të shërbejë restaurimi i realizuar në kohën e fundit nga BI e Ulqinit në objektin e tyre nën Xhaminë e Namazgjahut, duke rikthyer fasadën e mëhershme nga shek.XIX.

Pasi kemi të bëjmë me një ambient më vlera shumëdimensionale, shpresojmë se këto investime restauruese paraqesin fillimin e një investimi kapital të cilin ky mjedis e ka merituar më parë. Ndërsa, është çështje tjetër pse nuk është ndermarrë një aktivitet i tillë në të kaluarën qoftë madje edhe në mënyrë simbolike. Nuk ka dilemë së si vazhdimësi e këti projekti duhet të jetë restaurimi i objekteve të Çarshisë, që duhet të jetë preokupim i ekspertëve përkatës e jo individëve të ndryshëm. Këtu kryesisht mendoj në përgatitjen e projektit për restaurimin e fasadave të objekteve dhe më pas ngjyrosen e tyre. Si shëmbull pozitiv në ketë aspekt mund të shërbejë restaurimi i realizuar në kohën e fundit nga BI e Ulqinit në objektin e tyre nën Xhaminë e Namazgjahut, duke rikthyer fasadën e mëhereshme nga shek.XIX. Do të ishte hera e parë që do të ndërhyhej në këto objekte në formë të projektit, ku do të ruhej imazhi real i tyre. Pra restaurimi duhet të bëhet sipas kritereve të njohura për ndërhyrje të tilla, e jo një punë e tillë t’iu lihët amatorëve të ndërtimit. Nëse deri më tash ka pasur punime të pjesshme ne Çarshi, që të gjithë madje edhe jemi dëshmitarë okularë, duhet tentuar për të bërë korigjimin e këtyre punimeve më një ekspertizë nga specialistë të fushës, për të respektuar standardet e kërkura në këto raste.

Pa nënçmuar qellimin e mirë të individëve që kryesisht janë pronarë të objekteve meremetimi i bërë deri më tash është shumë larg restaurimit, sepse duhet patjetër të respektohen kriteret, sepse vetëm në ketë formë nuk do të zhduken qofshin elementet e dyerve, dritareve, apo të kornizave të tyre. Pra fillimisht duhet punuar mbi strukturat e këtyre objekteve dhe më pas të bëhet meremetimi i tyre. Nëse tash nuk punohet diçka në ketë drejtim veshtirë se do të bëhet diçka më vonë sepse gjerat evoluojnë sipas shijeve të ndryshme, andaj duhet shpetuar atë çka mundemi.

Për një invetsim të tillë patjetër duhet të gjinden mjete materiale sepse edhe kostoja nuk është aq e lehtë. Pasi kemi të bëjmë me një realizim kapital me vlera monumentale përgjegjësia në ketë aspect bie mbi pushtetin vendor i cili duhet të gjejë forma dhe mundësi për të finalizuar një projekt i cili paraqet vlerë të veçantë për qytetin e Ulqinit.

Objekti i Beledijës para shkatërrimit

Nëse analizohet një fotografi me pamje nga Çarshia e Ulqinit e cila i përket fillimeve të shek.XX, verehet një objekt impozant, që është Beledija, apo objekti i Bashkisë së qytetit për kohën. Por, nëse përpiqemi të bëjmë identifikimin e këtij objekti në momentin e tashëm do të dëshpërohemi sepse objekti në fjalë është para shkatërrimit të plotë. Në botën e qytetëruar, ku vlerësohen monumentet dhe objektët me vlera të veçanta kulturore e historike, ata kanë përkujdesje të posaçme. Është për çdo kritikë qendrimi indiferent dhe madje nihilist i strukturave kompetente të pushtetit vendor ndaj një objekti të tillë.

Por, për kthim në identitet të Beledijes, po ashtu duhet intervenuar në disa objekte të tjera private të cilat janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme sidomos duke rritur numrin e kateve. Fotografia e Beledijes, dëshmon se ai ishte objekti me impozant për kohën, ndërsa të tjerat kanë qenë nën te e jo si janë sot që ia kanë zënë pamjen e saj. Një veprim i tillë i papërgjegjshëm I disa individëve ka bërë që edhe ambient i Çarshisë të humb ekuilibrin sepse ata kanë shtuar katët e objekteve jashtë çdo planimetrie, kriteri arkitektonik dhe ndërtimor, dukuri kjo e cila fatkeqësisht vazhdon deri në ditët tona.

Dhe një veprim i tillë është bërë pothuaj me bekimin e pushtetit vendor vite më parë, sepse nuk kemi pasur rast që të kontestohet një dukuri e tillë kur ka të bëjë me ketë mjedis urban. Nëse analizojmë fotografinë e Beledijes del qartë se në objektët e tilla duhet intervenuar, duke i zvogëluar për një kat, ashtu si kanë qenë përpara. Në mënyrë identike duhet vepruar edhe me objektët e tjera të cilat janë më të larta së një kat në tërë këtë hapësirë, nga Kroi me shkalla e deri në Krye të Pazarit.

S’ka dyshim, se vazhdimi i punimeve restauruese në ketë mjedis duhet të përfshijë Beledijen, sepse ajo është simboli I administratës së qytetit deri në Luftën e Dytë Botërore. Nëse nuk intervenohet në mënyrë urgjente edhe ajo çka ka mbetur ka mundësi të shkatërrohet tërësisht. Por, të paktën si ngushllim kemi fotografinë origjinale nga fillimi i shek.XX, e cila mund të na shërbejë si dokument për restaurim.

Koha Javore
YouTube Preview Image